MKRS dhe komuna e Pejës në hall për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 23 May 2019
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë ka ndarë mjetet financiare për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Por procesi ka ngecur në mungesë të sigurimit të hapësirës për ndërtimin e këtij objekti.
Derisa Ministria fajëson komunën e Pejës për mungesën e sigurimit të parcelës, nga komuna thonë se janë shkresat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që e kanë pamundësuar një gjë të tillë, tash e një kohë.
Për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, krejt kjo është rezultat i neglizhencës që komuna e Pejës ka bërë karshi kësaj çështjeje.
Gashi ka akuzuar komunën në fjalë, se nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndërtimin e qendrës, ndonëse Ministria ka siguruar mjetet e nevojshme financiare.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi ngecë në një proces. Ajo është Qendra Nacionale e Xhudos. Kjo nuk ka qenë me fajin tona sepse edhe mjetet financiare i kemi të siguruara, por ka qenë një neglizhencë e vazhdueshme e komunës së Pejës për të siguruar hapësirën”, tha Gashi.
Edhe trajneri i xhudos Driton Kuka ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me këtë çështje.
Ai thotë se niveli komunal ka qenë gjithmonë brengë e sportit kosovar. Për më tepër, për të është e pakuptimtë se si komuna e Pejës, prej nga vjen edhe kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, ka neglizhuar një proces kaq të rëndësishëm siç është Qendra Nacionale e Xhudos.
Ai thotë se do të angazhohen që të vënë në pah këtë problem, deri sa të gjejnë zgjidhjen e duhur.
Ajo që ka qenë gjithmonë brengë është niveli komunal, komunat, të cilat me të vërtetë as 5 përqind të nivelit qendror nuk e përcjellin me përkrahje. Ka ndoshta ndonjë përjashtim, ndonjë komunë, por qe po shihet rasti i Qendrës Nacionale. Faktikisht qyteti i Pejës, është komuna ku është rritur një kampione olimpike dhe të gjithë këta kampionë. Dhe, jo që e ka neglizhu, por e ka penguar ndërtimin e qendrës nacionale, dhe kjo është shumë e keqe”, tha Kuka.
Kuka thotë se është mirë që procesi i përmirësimit të kushteve për sportistët të vazhdojë, në mënyrë që edhe këta të fundit të shfrytëzojnë rrethanat e reja për sjelljen edhe të më shumë medaljeve.
Ndërsa në komunën e Pejës thonë se çështja ka mbetur në këtë pikë për shkak të një shkrese të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, e cila ka pamundësuar ndërrimin e destinacionit për ndërtimin e këtij objekti. Kryetari Gazmend Muhaxheri thotë për KosovaPress se si komunë kanë bërë krejt çka ka qenë në dorën e tyre.
“Komuna ka bërë krejt çka është e mundur ligjërisht, për me ua dhënë parcelën komunale. E kemi votuar që si parcelë komunale me e dhënë vendin ku ka qenë çerdhja e qytetit, por prej Ministrisë së Planifikimit Hapësinor ka ardhur një shkresë sipas së cilës nuk mund të ndërrohet destinacioni, pa u ndërruar plani zhvillimor komunal dhe pa u bërë harta zonale e asaj pjese aty”, tha Muhaxheri nëpërmjet telefonit.
Për këtë, ai thotë se e kanë njoftuar Ministrinë e Kulturës dhe Federatën e Xhudos, të cilëve thotë se u është përcjellë vendimi i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.
“U kemi treguar po ashtu se këtë muaj e qesim në diskutim publik dhe muajin tjetër ose pas 2 muajsh, kur të miratohet plani zhvillimor komunal, ndoshta do të na ishin hapur shanset për të dhënë mundësinë për ndërtimin e kësaj qendre në vendin ku ka qenë çerdhja”, tha Muhaxheri.
Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos ka një rëndësi të madhe sidomos për sportistët e këtij sporti, të cilët tash e sa kohë i sjellin medalje të shumta shtetit të Kosovës.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...