Sport

Napoli i bën publikisht dalje Hysajt, shqiptari duhet të gjejë ekip

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 20 May 2019

Elseid Hysaj nuk do të ketë vazhdimësi me Napolin dhe kjo nuk ka më dyshime. Mbrojtësi shqiptar u përfol për një rinovim të mundshëm, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka bërë të qartë diçka të tillë pas fitores 4-1 kundër Interit. Numri një i klubit foli për Radio Kiss Kiss dhe tregoi dhe të ardhmen e lojtarin tonë të Kombëtares.

I pyetur në lidhje me merkaton, ai tha: “Kemi nevojë për sulmues dhe për mbrojtës krahu, kur t’i kemi do të themi që kemi hedhur një hap përpara. Napoli nuk ka burime të njëjta me Juven, ndaj duhet përdorur truri për të marrë personat e duhur”, – mjafton kjo frazë për të kuptuar se Hysaj nuk është në planet e Ancelottit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera