1 në 7 shqiptarë janë me hipertension
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 18 May 2019
Të dhënat e 4 viteve tregojnë se 1 në 7 shqiptarë vuan nga hipertensioni që është edhe shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare. Të dhënat e 4 viteve që nga nisja e chek -upit tregojnë se çdo muaj 40 mijë shqiptarë përfitojnë nga ky kontroll.
Një në shtatë qytetarë janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç.
Gjatë fjalës së saj, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.
Ogerta Manastirliu: “1 në 4 qytetarë ka rezultuar me vlera të larta të glicemisë, pra që orienton për sëmundje të diabetit. 1 në 8 qytetarë ka rezultuar me anemi të lehtë, 1 në 4 qytetarë rezulton me vlera të larta të kolesterolit.”
Sa i përket akuzave të opozitës që janë hedhur mbi check-up, ministrja tha se përgjigjen më të mirë ndaj tyre e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor.
Ogerta Manastirliu: “Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që për qëllime politike kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program.”
Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një risk të lartë për sëmundjet kardiovaskulare si edhe diabetin që kanë si shkak kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.
Të tjera
-
Gjatë javës pritet të arrihet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re....
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...
-
Klinika e Onkologjisë me mungesë barnash
Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesë...
-
Ndërron jetë vajza 9 vjeçare në Gjilan, nuk ia doli me mjekimin
Pas një sëmundje të vështirë sot ka ndërruar jetë nxënësja e Shkollës Fillore...
-
Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Li...
-
Rrezik i lartë i një pandemie tjetër në Evropë, paralajmëron një zyrtare e lartë e OBSH-së
Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, dekl...
-
Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për bashkëpunim, punësim e integrim
Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i mo...