As punësimet në Telekom nuk e ulin papunësinë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 19 March 2019
Punësimet politike në Telekom e në ndërrmarrje të tjera publike duket se nuk kanë ndikuar aspak në uljen e papunësisë në Kosovë.
Në bazë të raportit “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019” shkalla e papunësisë në Kosovë është më e larta në rajon, shkruan gazeta inFokus.
Në raport thuhet se rritja e BPV-së në rajon është rritur nga 2.5 për qind në vitin 2017 në 3.9 për qind në vitin 2018, derisa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë raportuar rritjen më të madhe në rajon, me 3.3 për qind secila, pasuar nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 2.1 për qind.
Shumica e vendeve të reja të punës janë krijuar në industri dhe shërbime. Gratë kanë vazhduar të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor, por ato kanë qenë përfituese të më shumë se gjysmës së kësaj rritjeje të punësimit.
Mesatarisht, tregjet e punës në rajon kanë regjistruar përmirësime në shkallën e aktivitetit – ngritje për 0.5 pikë të përqindjes në 62.8 për qind dhe shkallën e punësimit – rritje për 1 pikë të përqindjes në 52.9 për qind, por ato vazhdojnë të mbesin shumë nën standardet evropiane.
Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e vendeve sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri, në 29 për qind në Kosovë.
Rajoni po ashtu ka përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate, nga një kulminacion prej 1.5 milion njerëzve në vitin 2011 në 776,000 njerëz në tremujorin e dytë të 2018, por pavarësisht kësaj, papunësia mbetet sfidë e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, ku nivelet ishin dy ose tri herë më të larta se sa vendet simotra të BE-së.
Raporti thekson se punësimi joformal, një prej sfidave kryesore të tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, por në rënie në Serbi. Meshkujt e rinj, gratë më të moshuara dhe punëtorët me nivel të ulët shkollimi kishin më shumë gjasa të mbanin vende joformale të punës në vitin 2018.
Përkundër pozitës së vështirë të tyre në tregun e punës, gjendja e punësimit të të rinjve ka vazhduar të përmirësohet, ku shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë për 3 pikë të përqindjes në 34.6 për qind.
Shumica e tyre ishin të papunësuar për një kohët të gjatë, duke u sjell nga pothuaj 70 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë në 43 për qind në Mal të Zi. Mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme, duke i prekur kështu 8 nga 10 punëtorët e rinj në Kosovë dhe Mal të Zi.
Edhe pse në rënie, përqindja e të rinjve (15-24 vjeç) që nuk janë të punësuar, duke u shkolluar dhe aftësuar (NEET) mbetet e lartë në 22.3 për qind. Shkallë nën mesatare është raportuar në Mal të Zi dhe Serbi (rreth 17 për qind), krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që sillet ndërmjet 24 dhe 26 për qind.
Pagat dhe kostoja e punës ishin dukshëm më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me BE-në, dhe nuk ka pasur ndonjë konvergjencë (përafrim) të qartë viteve të fundit.
Raporti konstaton se tatimi i të ardhurave nga puna në Ballkanin Perëndimor është krahasimisht i lartë për punëtorët me paga të ulëta dhe punëtorët me persona që varen prej tyre, duke ditur progresivitetin e ulët të rajonit dhe përdorimin e rrallë të shtesave familjare në regjimet e tatimit në të ardhura.
Personat me paga të ulëta janë në pozitë veçanërisht të pafavorshme në tregun formal të punës sa i përket pagës së tyre neto që e çojnë në shtëpi dhe kostos relativisht të lartë të punësimit të tyre krahasuar me ata që fitojnë paga të mesme ose të larta.
Këto disavantazhe, sipas raportit të Bankës Botërore, veprojnë si destimulues shtesë për të punuar në vende formale të punës dhe për firmat që të krijojnë vende formale të punës, veçanërisht për personat me nivel të ulët të shkollimit dhe për punëtorët e tjerë me paga të ulëta.
Banka Botërore rekomandon një reformë të gjerë të sistemit të përgjithshëm të tatimit të punës dhe sigurimit social si mënyra më premtuese për rivitalizimin e tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe, raporti është hartuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Financave të Austrisë.
Të tjera
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...