Kujdes, kurrë mos i puthni fëmijët tuaj në buzë!
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 18 March 2019
Fëmijët janë shumë të dashur dhe të parezistueshëm. Por sa herë që shihni një fëmijë, edhe kur është yni, është shumë e rrezikshme ta prekni me duar të pista apo ta puthni, duke qenë se të rriturit kanë qindra baktere, viruse të rrezikshme dhe infeksionet ndaj të cilave po e ekspozojmë fëmijën, janë të panumërta. Është e vërtetë që ka rëndësi ta ekspozojmë tek disa lloje papastërtish për të gjeneruar mbrojtjen e imunitetit, por kjo vlen për fëmijët më të mëdhenj.
Në të vërtetë, ka patur raste në të cilat fëmijët kanë vdekur për shkak të meningjitit, pasi i ka puthur dikush që kishte marrë të ftohtë. Tani, lajmi për një fëmijë që ka kaluar katër ditë në spital pasi ka marrë herpes-in nga e ashtuquajtura “puthja e vdekjes” është bërë virale.
Prindërit e tij kishin vënë re njolla të vogla të kuqe mbi gjoks dhe mbi krahë, por mjekët nuk e kishin bërë alarmante situatën.Ose, të paktën, nuk u konsiderua alarmante deri në tentativën e tretë që bënë prindërit duke e çuar në spital. Situata u kthye në një makth të vërtetë gjatë kohës që gjendja e Kalo përkeqësohej dhe rezultati doli pozitiv ndaj testit të virusit të Herpes-it, për të cilin mjekët mendojnë se vogëlushi e ka marrë nga dikush që e ka puthur dhe ka qenë i infektuar me këtë virus. Fëmija kishte nevojë për trajtim intensive me antibiotikë, me anë të injeksioneve.
Babai i tij, Andy Griggs, rrëfeu se Kalo ka patur problem në të ngrënë disa ditë para se të dilte diagnoza e saktë, gjë që ka shqetësuar prindërit. Të puthësh fëmijët në buzë dhe të ndash më pas fotot është një mënyrë shumë e përhapur për t’i ngjitur atyre virusin e Herpes-it, duke qenë se ky virus transmetohet përmes pështymës.
Për gratë është diçka shumë e zakonshme të kenë herpes, por nuk e vënë re një gjë të tillë, për shkak të siptomave të lehta apo të padukshme. Virusi mund të jetë i fshehur për periudha të gjata para se të shkaktojë dëme të dukshme, apo të riaktivizohet pas një periudhe stresuese nga ana emotive apo të lodhshme nga ana fizike.
Në rastin e “HSV-1”, apo “herpes-t oral”, infeksioni zakonisht verifikohet përmes kontaktit të zonës së infektuar të njeriut në moshë të pjekur me lëkurën e trupit të fëmijëve, në një zonë të caktuar siç mund të jenë sytë ose goja. Kjo mund të ndodhë nëse dikush, i cili ka marrë të ftohtë, puth fëmijën, apo, gjë që ndodh më rrallë, nëse personi prek një ulçer të gojës së tij e më pas me të njëjtën dorë, prek fëmijën.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























