Taksisti nga Mitrovica i zhdukur prej tre ditësh, dyshohet të jetë vrarë
Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 06 March 2019
Një automjet ‘Volkswagen Bora’ me ngjyrë të bardhë, pronë e Kompanisë ‘Novi Taxi’ nga veriu i Mitrovicës, është gjetur të martën nga policia i braktisur në fshatin Matica të komunës së Zveçanit, shkruan inFokus.
Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se automjetin ka qenë duke e vozitur Vllado Ivanoviq, i punësuar si taksist në këtë Kompani, i cili është deklaruar nga familjarët i zhdukur para tre ditësh.
Sipas këtyre burimeve, në automjetin e gjetur nga policia, janë gjetur gjurmë të gjakut dhe një gëzhojë plumbi, që dyshohet se personi i lajmëruar në polici si i zhdukur, është vrarë.
Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress vetëm se është gjetur automjeti, se policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.
Ai theksoi poashtu se në automjet janë gjetur gjurmë të caktuara që mund të përbëjnë vepër penale, duke mos precizuar për çfarë gjurmësh bëhet fjalë.
“Njësitë policore nga dje janë duke siguruar vendin e ngjarjes deri në procedurat e mëtejme të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Në automjet janë gjetur gjurmë të caktuara të veprës penale, ndërsa rasti në polici evidentohet si person i zhdukur deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka thënë Hoti.
Të tjera
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...