Tahiri: Do të gjobiten të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 04 March 2019
Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se do të dënohen të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet e tyre.
Këtë paralajmërim, Tahiri e bëri pas takimit që ai dhe Drejtori i Urbanizmit, Adrian Olluri patën me Shoqatën e Ndërtuesve të Prishtinës. Ai bëri të ditur se tema të diskutimit të sotëm kanë qenë inspektimi i objekteve pa leje.
“Gjatë javës së kaluar ka filluar inspektimi i 13 lëndëve që kanë mbetur. Siguria në vendpunishte është çështja tjetër e rëndësishme. Sot veç e kemi pasur një rast që i është ndaluar puna dikujt, është gjobitur dhe është urdhëruar të rrethojë punishten. Ne paralajmërojmë që do të gjobiten të gjithë ata që nuk i sigurojnë punishtet”, tha ai.
Tahiri tha se për rastet ku nuk është bërë pranimi teknik do të përpilohen.
Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, tha se kanë kërkuar nga drejtori Adonis Tahiri që të vazhdojë punën me intensitet.
“Nga drejtori morëm zotimin se do të intensifikohet puna në teren. Ne do të jemi shumë bashkëpunues në të mirën e qytetit”, tha Hoxha.
Ai tha se me drejtorin e kaluar nuk kanë gjetur bashkëpunim, pasi nuk janë pajtuar në çështje të shumta. Ardian Olluri, tha se janë duke u bërë udhëzimet administrative për ligjin që ka hyrë në fuqi për objektet pa leje, për të rregulluar procedurat.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...