Lajme

Zvicra ka rezervat më të mëdha të valutave dhe të arit në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 01 March 2019

Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër, sipas të dhënave nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA, përcjell shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë inFokus.

Në hartën, e cila u publikua nga World Factbook, tregon rezervat valutore dhe arit në të gjitha vendet evropiane, të cilat janë në dispozicion të autoritetit qendror monetar për t’u përdorur në përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave.

Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë. Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarë dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë.

-Advertisement-

Rezervat e arit dhe valutave të huaja me vlerë dyqind miliardë dollarë kanë Republika Çeke, Franca, Italia, Britania e Madhe, Polonia dhe Turqia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera