Haradinaj: Pa koordinim të përbashkët, vështirë të sigurohet agjenda e zhvillimit ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 26 February 2019
“Nuk ka dilemë që pa një koordinim të përbashkët dhe pa rolin e secilit prej nesh, do të jetë e vështirë të sigurohet një agjendë e mirëfilltë e zhvillimit ekonomik”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nën kryesimin e të cilit u mbajt Mbledhja e Dhjetë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Kryeministri Haradinaj tha se nga takimi i kaluar i nivelit të tillë u vlerësua që takimi i radhës të mbahet para përfundimit të këtij muaji, në mënyrë që të sigurohet një vazhdimësi e atyre obligimeve dhe u dha gjithashtu një garanci që do të ketë sekretariat.
Njëkohësisht, kryeministri Haradinaj shtoi se nga vizita me përfaqësues të kompanive të ndryshme, ka marrë kërkesa të ndryshme, si periudha e investimeve ku nuk paguhet tatim, përkrahja financiare, me rastin e hapjes së vendeve të punës.
Kryeministri Haradinaj tha se sot është me rëndësi që të fokusohen në temat që janë më aktuale, por edhe me detyrat, ku parashihet zbatimi ose që janë më urgjente.
Kryeministri Haradinaj informoi të pranishmit se nga vizitat, kompani të ndryshme në vend janë të shqetësuar për çështjen e pagave, ngaqë rritja e pagave në sektorin publik, i nxjerr ata në pozita më të vështira duke theksuar se ato që i përmendi më lartë, janë impute të tij për takimin e sotëm, por edhe për kohën që vjen.
Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se ky takim kësaj radhe është organizuar edhe me Sekretarinë, që tashmë është formuar si Sekretaria e KKZHE-së.
“Si Këshill Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të vazhdojmë të forcojmë këtë Këshill si platformë të dobishme të dialogut publiko-privat, ku do të adresohen prioritetet dhe sfidat kryesore për të zbatuar format gjithëpërfshirëse, që do të ndikojnë në përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë”, tha ministri Shala.
Në takimin e sotëm u diskutuan edhe temat nga Oda Ekonomike e Kosovës, të tilla si trajtimi i çështjes së Prokurimit Publik- integrimi i mekanizmave alternativë, Inicimi i analizës mbi implementimin e Ligjit mbi mbrojtjen e konsumatorit. Njëkohësisht u diskutuan tema për diskutim edhe nga Oda e Afarizmit e Kosovës, si Kërkesa për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ nga Ministria e Bujqësisë, e cila ndikon sidomos në sektorin e minierave dhe mineraleve, Rifunksionalizimi i Gjykatës Ekonomike për çështje të bizneseve. Po sot, tema u diskutuan edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ZRRE, KEDS dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, si çështja e pronësisë së Trafostacioneve dhe mënyra e rimbursimit të tyre.
Të tjera
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...
-
Stoltenberg: Besimi i Ukrainës te aleatët e NATO-s është dëmtuar nga dështimet e dërgimit të armëve
Besimi i Ukrainës te aleatët e saj të NATO-s është “rënduar” për shkak të von...
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...