Auto&Tech

Premiera botërore: VW T-Roc R me 300 kuaj fuqi/Foto

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 25 February 2019

Volkswagen prezantoi versionin më të fuqishëm të SUV-it kompakt, me motor nga Golf R.

T-Roc R, i cili do të jetë në panairin e veturave në Gjenevë, posedon 4 cilindra 2.0 TSI turbo motor benzinë me 300 kuaj fuqi dhe 400 Nm të çift rrotullimit maksimal.

Motori është i lidhur me marsh automatik me 7 shpejtësi dhe fuqia është transferuar në një 4WD standard nga sistemi Volkswagen 4MOTION.

-Advertisement-

Ky specifikim i fuqishëm gjithashtu garanton performancë të shkëlqyer, kështu që T-Roc R nga 0-100 km/h arrin në vetëm 4.9 sekonda. Shpejtësia maksimale kufizohet në 250 km/h, transmeton KosovaPress.

Volkswagen ka njoftuar se është paraqitur edhe modeli i para-prodhimit T-Roc R, por versioni i prodhimit, i cili do të arrijë në dyqane më vonë gjatë vitit, nuk do të ndryshojë shumë nga ky automjet.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy