Ju kujtohet ky fëmijë në foto? Ja si duket sot-Foto
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 11 February 2019
Vogëlushi nga Nigeria, i cili ishte 2 vjeç kur u bë kjo foto, u gjet pa rroba dhe gati duke ndërruar jetë nga uria.
Dhe nëse nuk do të ishte Anja Ringgren Loven e cila u kujdes për të, ai do të ndërronte jetë.
Fotografia ishte bërë 4 vjet më parë kur Loven e gjeti atë pasi kishte kaluar tetë muaj duke jetuar në kushte ekstreme.
Ajo u lakua dhe filloi ta ushqente atë duke i dhënë edhe ujë nga shishja e saj.
Dhe fotografia e kapur në atë moment ishte bërë hit nëpër botë.
Ajo më pas e mbuloi vogëlushin me një batanije dhe e dërgoi në spitalin më të afërt për trajtim.
Kur Hope arriti në spital, atij i dhuruan ilaçe për t’ia hequr krimbat nga barku dhe transfuzion ditor gjaku për të prodhuar më shumë qeliza të kuqe në trupin e tij.
Anja e mori vogëlushin, e pastroi dhe e mjekoi, pasi ai ishte braktisur nga komuniteti i tij.
Shpenzimet e mjekimit të vogëlushit ishin mjaft të mëdha.
Kështu Loven kërkoi ndihmë.
Ajo e kishte publikuar në Facebook fotografinë e vogëlushit dhe kishte kërkuar donacione për të paguar mjekimin e tij.
Pas dy ditësh, ajo grumbulloi një milionë dollarë nga donacionet përreth botës.
Loven është themeluese e një fondacioni për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve afrikanë, të cilën e krijoi pas rastit me këtë vogëlush.
Dhe pas vetëm 8 javësh mjekim, vogëlushi filloi të dukej normal.
Ai u emërua “Hope” që në shqip do të thotë “Shpresë”.
Loven publikoi fotografitë e tij se si duket ai tani dhe tha:
“Siç mund ta shihni në fotografi, Hope është duke u kënaqur me të vërtetë me jetën e tij tani dhe 35 vëllezërit dhe motrat e tij të reja të cilët që të gjithë kujdesen për të, luajnë me të, mësojnë me të dhe sigurohen se ai është mirë dhe po merr dashurinë e nevojshme”.
Të tjera
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...
-
Azemi drejtuar qeverisë: Kemi dalur t’u tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë ...
-
Hoti: Qeveria e mashtrimit u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë...
-
Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike në Manisa
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më par...
-
SBAShK me disa kërkesa drejtuar qeverisë, Jasharaj: Të mos na përsëritet viti 2022
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës. Osmani ka...
-
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë, më shumë migrim e zhgënjim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Kurti ngushëllon familjen e Ali Lajҫit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq ...
-
Memli Krasniqi: Qeveria t’u ofroj punëtorëve dinjitet, jo më valigje për Evropë
Në ditën e 1 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tun...