Lluka i gëzohet miratimit të statutit të Trepçës: U hap rruga e perspektivës zhvillimore të Trepçës
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 03 February 2019
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i është gëzuar shumë aprovimit të statutit të Trepçës.
Lluka ka thënë se aprovimi i këtij statuti, mundëson zbatimin e ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstituimin dhe funksionalizimin e saj.
Ministri gjithashtu ka theksuar se ky statut do t’ia mundësojë Trepçës që të regjistrohet si shoqëri aksionare.
Ky është shkrimi i plotë i ministrit Valdrin Lluka:
Të nderuar minatorë,
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës dhe tërë Kosovës,
Statuti i Trepçës si shoqëri aksionare sapo u aprovua në Kuvendin e Kosovës! Urime!
Statuti i aprovuar i Trepçës mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes, siç janë:
- Regjistrimi formal administrativ i Trepçës si Shoqëri Aksionare,
- Kompletimi i Bordit Mbikçyrës siç parashihet me Ligjin mbi Trepçën,
- Zgjedhja dhe emërimi i Bordit Menaxhues, si dhe
- Fillimi i investimeve siç parashihet me ligjin mbi Trepçën.
Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë si dhe bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja, duke rritur vlerën e aseteve dhe duke përmirësuar teknologjinë, të cilat do të mundësojnë që Trepçën t’a ri-kthejmë në një nga gjigantet kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, njëkohësisht duke përmirësuar mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.
Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë akterët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre drejt finalizimit të statutit të Trepçës: Punëtorët e Trepçës, bordin mbikëqyrës, sindikatën, grupet punuese, kolegët nga kabineti qeveritar, komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik si dhe të gjithë deputetet e Kosovës.
Përfundimisht mbyllëm një kapitull disa vjeçare dhe tani fokusi kryesor do të jetë që ky aset të rikthehet në motorin kryesor të zhvillimit Ekonomik, duke rritur eksportet, përmirësuar bilancin tregtar dhe duke gjeneruar vende pune për qytetarët tanë.
Urime!

T� tjera
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
































