Mashtrimi i deputetit të AAK-së me marrëdhëniet tregtare Gjermani – Izrael
Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 30 January 2019
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i qeverisë për taksen 100 për qind ndaj produkteve serbe të shndërrohet në ligj.
Ai ka thënë se duhet ndjekur shembulli i Izraelit pasi që, sipas tij, asnjë produkt nga Gjermania nuk hyn në Izrael.
“Vendimi i Qeverisë për Taksën 100% ndaj Mallrave të Serbisë duhet të shndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm!! Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallrave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore. Jo taksë por asnjë produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael..!!”, ka shkruar Demaliaj në profilin e tij në Facebook.
Por, Gjermania dhe Izraeli gëzojnë marrëdhënie të mira sa i përket marrëdhënieve tregtare.
Gjermania është partneri tregtar numër një nga vendet e Bashkimit Europian për Izraelin. Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Jashtme Federale gjermane, Gjermania gjatë vitit 2017 ka eksportuar 6.31 miliardë dollarë në Izrael.
Fusha e tregtisë midis dy vendeve arriti në 7 miliard dollarë në vitin 2016, me eksportet izraelite që arritën 1.6 miliardë dollarë, një rritje prej 3 për qind nga 2015.
Izraeli është partneri i dytë më i rëndësishëm i Gjermanisë në Lindjen e Mesme, shkruan kallxo.com.
Eksportet e Izraelit në Gjermani (me vlerë 1.96 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2017) përbëhen kryesisht nga produkte kimike dhe mallra elektrike, si dhe inxhinieri precize dhe instrumente optike.
Në vitin 1952, atëbotë Gjermania perëndimore i kishte ofruar shtetit të Izraelit që t’i paguante reparacionet për krimet naziste ndaj miliona hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Mbi 74 miliardë euro ka arritur kompensimi dëmeve të shkaktuara ndaj hebrenjve.
Që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike më 12 maj 1965, marrëdhëniet gjermano-izraelite kanë vazhduar të rriten gjithnjë e më shumë. Sot, marrëdhëniet gjermano-izraelite janë të afërta dhe miqësore, dhe që kurrsesi nuk është e vërtetë që mes te dy vendeve ka krizë ekonomike.
Gjithashtu, shteti gjerman është mbështetës i vendosur i së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe si një partner aktiv në BE nxit përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.
Të tjera
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...