Ekonomi

Kjo është vlera e kompanive të interesuara për Telekomin e Kosovës

Autori: Sylejman Sylejmani 10:34 | 30 January 2019

Ende pa filluar gara për privatizimin e Telekomit të Kosovës katër kompani ndërkombëtare kanë shprehur interesim për të blerë aksione të ndërmarrjes buzë falimentimit.

“A1 Telekom Austria”, Orange”, “Rockway Capital & PFF Group” dhe “Artiller One” janë kompanitë që e dëshirojnë Telekomin.

Gazeta inFokus ka hulumtuar se kush janë dhe si qëndrojnë financiarisht këto katër kompani.

-Advertisement-

Nga kërkimi i thjeshtë në internet del se “A1 Telekom Austria” është një nga kompanitë kryesore në ofrimin e shërbimeve dixhitale dhe të komunikimit në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kjo kompani ka më shumë se 24 milionë klientë në shtatë vende.

Austria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Bjellorusia, Serbia e Maqedonia janë vendet ku operon A1 Telekom Austria.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, në vitin 2017 ajo ka pasur të ardhura vjetore prej 4.38 miliardë euro.

Pjesë e saj janë rreth 19 mijë punonjës.

Kompani tjetër e cila sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është interesuar për Telekomin është edhe gjiganti evropian i telekomunikimit “Orange”.

Kjo kompani me mbi 256 milionë klientë në mbarë botën, ka të punësuar mbi 95 mijë persona vetëm në Francë.

Orange konsiderohet si operatori i dymbëdhjetë më i madh i rrjetit të telefonisë celulare në botë.

Sipas të dhënave të publikuara, Orange në vitin 2015 pati të ardhura prej 40 miliardë euro.

Interesim për ta privatizuar Telekomin ka pasur edhe nga Çekia.

Kompania çeke Rockway është interesuar për ta bërë për vete ndërmarrjen publike kosovare.

Për këtë ka pak të dhëna publike. Megjithatë, nga ato që shihen prioritet i kësaj kompanie nuk duket se është telefonia mobile.

Një kompani tjetër që është bërë pjesë e garës për ta marrë Telekomin është edhe “Artillery One”.

Krerët e kësaj kompanie i ka pritur në zyrë pak para se të bëhej publik vendimi për ta privatizuar Telekomin, kryeministri Ramush Haradinaj.

“Artillery One” ka përfaqësues edhe në Kosovë.

Selton Kaçaniku, i cili e përfaqëson atë, në një deklarim për media ka treguar se kjo kompani është e interesuar të blejë deri në 75 për qind të Telekomit.

Ai ka thënë se për cilëndo mënyrë që vendos ministria e Zhvillimit Ekonomik, ata do të pajtoheshin.

Më 22 janar të këtij viti, me një vendim të Qeverisë së Kosovës Telekomi fillojë të bëhet gati për privatizim.

Këtë gjë do e ndihmojë BERZH-i, i cili është i gatshëm të jap një kredi për këtë punë.

Para se ta bëjë këtë gjë, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim do t’i bëjë disa vlerësime në ndërmarrje. /Gazeta inFokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy