Njohësit e çështjeve e ekonomike: Kosova mund të përfundojë në krizë si Greqia
Autori: Gazeta inFokus
23:17 | 28 January 2019
Njohësit e çështjeve e ekonomike, thonë se buxheti i Kosovës e ka të pamundur të përballojë rritjen e pagave që kërkohen nga punonjësit e sektorit publik, madje sipas tyre, nëse këto kërkesa realizohen, vendi mund të hyjë një krizë ekonomike, të ngjashme me atë që Greqia e ka pasur para disa viteve, përcjell inFokus.
Kërkesat për rritje të pagave në sektorin publik janë të papërballueshme për buxhetin e shtetit. Kështu thonë njohësit ekonomik në vend.
Jetmir Bakija nge “Demokracia Plus”, thotë se kërkesat e shumta nëse realizohen, do të mund ta dërgojnë vendin në një krizë financiare të ngjashme me atë të Greqisë, që e kishte vite më parë.
Sipas Bakijajt, kërkesat e tilla do të realizoheshin vetëm nëse Qeveria do të merrte borxhe.
“Është problem të plotësohen të gjitha kërkesat, pa e rrezikuar stabilitetin financiar në të ardhmen. Kosova mund të hyjë në një krizë si të Greqisë që kishte para disa viteve. Greqia pikërisht për këto arsye kishte arritur në atë gjendje. Për t’u rritur këto paga do të duhet të merrej borxh, që nuk është aspak e rekomandueshme”, deklaroi Jetmir Bakija.
Ndërsa ekonomisti Mustafë Kadriaj thotë se kërkesat për rritje të pagave, buxheti i Kosovës nuk mund t’i mbajë.
Sipas Kadriajt, problemin nuk do ta zgjidhte as shkuarja në zgjedhje, madje siç thotë ai vetëm sa do ta rëndonte situatën ekonomike në vend.
“Më këtë nivel të buxhetit që pritet të miratohet, mendoj se nuk mund të përballohet ngritja e pagave, sepse e gjithë administrata, me mësimdhënës e me doktorë nuk do t’i bënin zgjidhje vetes edhe nëse arrijnë t’i ngisnin pagat. Ata vetëm sa do të bllokonin funksionimin e Kosovës si shtet, deklaroi ekonomisti Mustafë Kadriaj.
Arsimi dhe një pjesë e shëndetësisë janë në grevë, ndërsa janë paralajmëruar edhe greva të tjera, që ndërlidhen pikërisht me projektligjin për pagat.

T� tjera
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...

































