Intervistë me Mimoza Kusari Lila: Vendimet e Haradinajt pa vizion, taksa nuk po i ndalon produktet serbe, Gjakova po kapet nga grupet e Ardian Gjinit
Autori: Valon Rogova
18:09 | 26 January 2019
Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari Lila, konsideron se qeveria aktuale nuk ka vizion dhe guxim për të sjellë ndryshimin në shtetin e Kosovës.
Në intervistë për Infokus, Kusari-Lila ka deklaruar se taksa e 100% me kushtin e njohjes është kontradiktore me veprimet e qeverisë Haradinaj.
Sipas saj taksa nuk po i ndalon produktet serbe në Kosovë.
Po ashtu, ajo ka bërë thirrje që të mos lejohet prishja e raporteve të Kosovës me SHBA-në.
Në një intervistë për Gazetën inFokus ajo ka folur edhe për masat që ia kishte vendosur Serbisë sa ishte drejtuese e Ministrisë së Tregtisë, për qeverisjen e Gjakovës nga Ardian Gjini i AAK, për mundësinë që Alternativa të futet në qeveri e çështje tjera.
Gazeta inFokus: Si e vlerësoni punën e Kryeministrit Haradinaj prej se e ka marr drejtimin e Qeverisë së Kosovës?
Mimoza Kusari Lila: Punën e Qeverisë Haradinaj e vlerësoj si një punë e një qeverie pa plan dhe pa synim të qartë për shtetin, por me përcaktim të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim edhe në dëm të shtetit.
Kryeministri Haradinaj ia bëri me dije të gjithëve në Kosovë dhe jashtë saj se synimi i tij është rritja e komoditetit të tij dhe partisë së tij, ngopja e apetiteve të gjitha partive në pushtet me poste dhe privilegje, si dhe ndërrimi e kapësve të shtetit nga ato të partive të mëparshme, kryesisht PDK në atë të AAK-së në veçanti me poste në ndërmarrje publike si Telekom, Postë, etj dhe Agjencione si AKP, Autoritetin e Aviacionit Civil, etj.
Në aspektin e funskionimit të shtetit, kemi parë ngadalësimin dhe tani edhe kollabimin e funksioneve kryesore të shtetit një nga një. Duke filluar nga shëndetësia, arsimi, tani së shpejti edhe administratën e shtetit. Qeveria Haradinaj ka arritur të bind opinionin publik se gjëja primare për secilin duhet të jetë mbrojtja e interesit personal dhe përfitimi personal e cila tani po reflektohet me greva dhe pasiguri të konsiderueshme sociale. E një Qeveri e mirëfilltë do të duhej të reflektonte të kundërtën, domethënë do të duhej të përfaqësonte interesin e përgjithshëm mbi interesin nacional.
Qeveria Haradinaj me një fjalë nuk ka as guxim dhe as vizion për çfarëdo ndryshimi në shtetin e Kosovës.
Gazeta inFokus: Së fundmi, Qeveria e Kosovës, i vendosi taksë deri në 100% produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Ju, ç’mendim keni për këtë veprim të qeverisë?
Mimoza Kusari Lila: Serbia ka kohë që ka kërkuar një masë të kthimit të përgjigjes për sjelljet e saja ndaj Kosovës, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Megjithatë, taksa e Qeverisë së Kosovës prej 100% me kushtin e njohjes, është kontradiktore me të gjitha veprimet tjera të qeverisë Haradinaj. Kryeministri dhe Qeveria vendosin takes prej 100% e në anën tjetër, miratojnë delegacion prej 12 personave për dialog me Serbinë pa një mandatë të qartë, i cili gjithashtu thuhet së në fund të procesit e ka synimin që Serbia ta njohë Kosovën.
Tani, a synon Kryeministri që përmes taksës apo përmes dialogut ta detyroj Serbinë të njohë Kosovën?!
Taksa prej 100% do të duhet të kishte kushte tjera, të matshme dhe të realizueshme dhe në dobi të Kosovës. Taksa do të duhet të kushtëzonte zbatimin e marrëveshjes së energjisë, marrëveshjes së lëvizjes së lirë, marrëveshjes së njohjes së diplomave. Kushte këto të cilat do të rrisnin presionin ndaj Serbisë nga bashkësia ndërkombëtar edhe nuk do të mbetej vetëm Kosova ajo tani që ballafaqohet me presionin për heqjen e taksës.
Gazeta inFokus: Ju keni qenë, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu, keni qenë drejtoresh e Odes Ekonomike Amerikane. Nisur nga ky fakt, në fushën e ekonomisë, rritja 100% e taksës, e fuqizon prodhimin vendor?
Mimoza Kusari Lila: Rritja e taksës mund të ketë efekt të përkohshëm në mbushje të buxhetit. Por nga ajo çfarë po shohim, taksa nuk po i ndalon produktet serbe në Kosovë. Ato po hyjnë në Kosovë dhe çdo kund në marketet tona janë prezente këto produkte.
Gazeta inFokus: Sa keni qenë ministre, a ka pas tendencë për t’ia rritë taksën prodhimeve serbe?
Mimoza Kusari Lila: Sa kam qenë unë Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, kam mbyllur tërësisht tregun për produktet Serbe për 50 ditë, gjegjësisht kam aplikuar masën e reciprocitetit pasi Serbia nuk lejonte produktet kosovare as tranzit të kalonin nëpër Serbi. Megjithatë, vendimi im i asaj kohe ka pasur kushtin e qartë, të njihen vulat e doganave të Kosovës nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina dhe të lejohen kamionët nga Kosova të hyjnë në Serbi. Gjë e cila u arrit pas 50 ditëve bllokadë totale ndaj Serbisë dhe Bosnja Hercegovinës.
Gazeta inFokus: Pas kërkesës së SHBA’së për të larguar taksën, a duhet qeveria që ta heq atë apo të vazhdoj ta mbaj?
Mimoza Kusari Lila: Qeveria e Kosovës, duhet të ketë kushtin e qartë për heqje të taksës. Duhet saktë të definohen kushtet kur hiqet taksa. Në anën tjetër në asnjë mënyrë nuk mund të lejojmë prishjen e raporteve me SHBA-të si aleatin tonë kryesor prej procesit të çlirimit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pas saj.
Gazeta inFokus: Keni qenë dhe kryetare e Gjakovës. Si e sheh gjendjen në Gjakovë me qeverinë e Ardian Gjinit?
Mimoza Kusari Lila: Fatkeqësisht Gjakova po shënon regres me qeverisjen e Ardian Gjinit i cili është vënë në tërësi në shërbim të grupeve të caktuara të interesit, duke e shkatërruar planin urban, duke shkatërruar mjedisin dhe duke mos pasur asnjë konsiderate për procedura të mirëfillta në qeverisjen lokale. Gjakova shumë shpejt, ashtu sikur edhe e tërë Kosova nën qeverisjen e AAK dhe partnerëve tjerë, do të ballafaqohen me kriza të një pas njëshme.
Gazeta inFokus: A duhet të shkoj qeveria Haradinaj deri në fund të mandatit qeverisës? Nëse jo, pse?
Mimoza Kusari Lila: Qeveria Haradinaj nuk ka mundësi dhe as vullnet të shkojë deri në fund të mandatet qeverisës. Kjo qeveri as nuk sillet sikur do e përfundojë mandatin. Qeveria Haradinaj çdo vendim dhe sjellje e ka, merr kush çfarë të mundet, derisa mundemi.
Gazeta inFokus: Në rast se ka kërkesë që t’i bashkoheni qeverisë Haradinaj, me çfarë kushtesh do të bëheshit pjesë e saj?
Mimoza Kusari Lila: Në asnjë mënyrë ose në asnjë rast nuk do t’i bashkohemi qeverisë Haradinaj.
Gazeta inFokus: Si e komentoni gjithë këtë presion le ta themi nga BE-ja dhe SHBA-të, për ta tërheq taksën ndaj produkteve serbe?
Mimoza Kusari Lila: E ceka më lartë, se joserioziteti i Qeverisë së Kosovës në vendosjen e taksës në rend të parë e ka sjellë këtë presion ndaj qeverisë së Kosovës. Sikur të kishte kushte tjera Qeveria e Kosovës do të kishte presion mbi Serbinë për realizimin e atyre kushteve. Por Qeveria e Kosovës me pamençurinë e saj e ka sjellë vetën në pozitën kur ka presion të vazhdueshëm ndaj saj. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...

































