Oda e Afarizmit e Komuna e Prishtinës me memorandum për rregullimin e klimës së të bërit biznes
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 24 January 2019
Krijimi i lehtësirave në të bërit biznes në kryeqytet është bërë shkas që Oda e Afarizmit të Kosovës të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me komunën e Prishtinës.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli u shpreh se ky memorandum bashkëpunimi do t’i shërbejë mjaft shumë bizneseve, pasi do të krijohet një klimë më e mirë e të bërit biznes.
Sipas të dytit të komunës, bashkë me Odën e Afarizmit do të mundohen që gjitha bizneseve t’iu lehtësohet të bërit biznes në Prishtinë, pasi siç thotë ai, një ambient më i mirë për ta do të bëjë që të ketë një zhvillim ekonomik më të madh.
“I ofruam mbështetjen si institucion komunal që ne të jemi në krah të këtij institucioni ekonomik që ne t’i mbështesim dhe t’i ofrojmë ambient më të mirë bizneseve të komunës sonë dhe t’i ofroj mbështetje dhe ndihmë në çfarëdo kërkese i cili vije nga drejtimi i asociacionit…ne pa pasur një klimë dhe ambient të mirë për biznese sigurisht që nuk mund të ëndërrojmë në një mirëqenie sociale apo një zhvillim ekonomik. Duke pasur parasysh se vetëm në saje të mbështetjes dhe ofrimit të klimës së mirë të bizneseve ne mund të presim një zhvillim më të mirë ekonomik dhe qëndrueshëm”, tha ai.
Ndërsa, nënkryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Arsim Selmonmusaj u shpreh se ky memorandum do të shërbejë për interesat e bizneseve që të ketë një qasje më të lehtë dhe një shërbim më të mirë në kryeqytet.
Sipas tij, memorandumi i tillë është shumë i rëndësishëm, pasi një pjesë e madhe e bizneseve është e orientuar në Prishtinë.
“Ky memorandum bashkëpunimi do të na shërbej për interesat e bizneseve që të kemi një qasje më të lehtë, shërbim më të mirë dhe disa lehtësira të cilat me të vërtetë po hasin në të gjitha komunat e Kosovës. Sido që të jetë komuna e Prishtinës do të jetë më specifike, për arsyen se është një kryeqendër e Kosovës dhe po thuajse një pjesë e madhe e bizneseve është e orientuar në këtë komunë. Shpresojmë që tash e tutje të kemi një qasje më të lehtë, më të mirë dhe një mirëkuptim për t’i zgjidhur problemet e tyre”, deklaroi, nënkryetari i OAK-ut, Arsim Selmonmusaj.
Oda e Afarizmit të Kosovës, me qëllim që t’iu krijohen shërbime dhe qasje më të lehta gjitha bizneseve në Kosovë është duke nënshkruar vazhdimisht memorandume bashkëpunimi me disa nga komunat e Kosovës.

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...































