Alarmante: Trepça çdo vit e më keq
Autori: Sylejman Sylejmani 19:53 | 17 January 2019
Pak më shumë se 183 mijë ton xehe, 4436 ton koncentrat plumb e rreth 5054 ton koncentrat zink prodhoi miniera e Stan Tërgut në vitin 2017.
Kështu tregojnë disa të dhëna të njësive prodhuese të Trepçës, të siguruara nga Gazeta inFokus.
Sipas tyre, shumë më pak se miniera e Stan Tërgut, ka prodhuar ajo e Artanës.
Atje në vitin 2017 u prodhuan 51 ton xehe, 1132 koncentrat plumb, e 2565 koncentrat zink.
Prodhimi në këto dy miniera ishte më i vogël, krahasuar me vitin 2016.
Që nga paslufta, të dy minierat prodhimin e kanë kryesisht të njëjtë ndër vite.
Teksa analizon me kujdes statistikat e ndërmarrjes Trepça, të cilën e menaxhoi me shumë sukses për shumë vite, ish drejtori i minierës së Stan Tërgut, Burhan Kavaja i komenton me dëshpërim ato.
Ai nuk po e përjeton aspak mirë gjendjen në të cilën ka mbetur gjiganti i dikurshëm metalorgjik.
Kavaja në një intervistë të gjatë për Gazetën inFokus, e cila do të publikohet e plotë të premten, ka dhënë zgjidhjen e tij se si do të duhej të dilej nga kjo krizë.
Me një plan biznesi të mirë, me investime e me përgatitjen e minierës për shfrytëzim racional, eksperti i minierave thotë se do të mund të fillonte zgjimi i shumë dëshiruar i gjigantit që është në ‘gjumë’ të thellë qe shumë vite.
“Nuk është vonë. Trepça mundet tash e tutje me e pas një plan të biznesit, i cili bazohet pikësëpari në investime dhe përgatitjen e minierës për shfrytëzim racional. Me pas një plan të fuqisë punëtore ku përfshihen minatorët, e jo nepotizmi edhe punësimi i të gjithë atyre që nuk kanë lidhje me prodhim drejt për së drejti”, vlerëson ai.
Si në jug, ashtu edhe në veri, Kavaja thotë se Trepça është e ngarkuar me fuqi punëtore e cila nuk është produktive.
“Trepça si në jug edhe në veri është e ngarkuar me fuqi punëtore e cila nuk është produktive, nuk është në gjendje profesionale të bëj shfrytëzimin e duhur, por vetëm t’i punësojë militantët partiak dhe ata të cilët janë farefis. Kurfarë arsye nuk ka që afër 1.300 punëtorë që punojnë në Trepçë në Jug, me një prodhim i cili është pesë herë më i vogël se në kohën kur janë prodhu në Trepçë 801 mijë ton në vjet në Stan Tërg, ose gjithsej afër 2 milionë ton xehe në tërë Kosovën, Veri, Jug, Hajvali e të tjera”, tregon Kavaja.
Deri tani, sipas tij Trepça është shfrytëzuar në mënyrë të egër, pa u bërë investime.
Megjithatë, këtij shfrytëzimi ai thotë se i ka ardhur fundi.
“Ky shfrytëzim i cili bëhet në mënyrë shumë të egër pa investime paraprake, në pjesët e përgatitjes së minierës e ka kufirin e vet, sipas të gjitha gjasave ka ardhë ky kufi, ku janë ngulfatë minierat dhe nuk mund të shfrytëzohen më që të ketë një prodhim me lavërdi ekonomike të arsyeshëm”, vlerëson Kavaja.
Ai në intervistën që do të publikohet të premten, ka komentuar edhe zotimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka thënë se shumë shpejt do të fillojë rimëkëmbja e Trepçës.
Këtë deklarim, Kavaja e ka konsideruar si të pabazuar në gjendjen faktike.
Kavaja ka folur edhe për kërkesat e punëtorëve të Trepçës për rritje pagash.
Ai ka vlerësuar se në Trepçë ka njerëz që nuk punojnë, e të cilët po kërkojnë t’u rriten pagat./Gazeta inFokus/
Lexo dhe:
https://gazetainfokus.com/renia-e-gjigantit-fakte-per-humbjet-financiare-te-trepces/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...