Buxheti që varet nga opozita
Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 16 January 2019
Kosova ka filluar vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës pohojnë se me të mbaruar pushimet dimërore, më 21 janar, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të vendoset data se kur do të procedohet për miratim Projektligji për buxhetin e vitit 2019.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se Kryesia e Kuvendit është organi që vendosë për datën kur do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2019.
“Presim që më 21 janar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen çështjet që janë në pritje. Nuk mund të paragjykojë, por prioritetet e seancës së parë i cakton Kryesia”, tha Krasniqi.
Buxheti i Kosovës për vitin 2019, sipas projektimit aktual, pritet që të arrijë vlerën 2.3 miliardë euro.
Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim këtë projektligj.
Kurse anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës se Kosovës, shpresojnë se në njërën nga seancat e para të këtij muaji Projektligji për Buxhetin të prezantohet për lexim të dytë në Kuvend dhe miratim final.
Deputetja Safete Hadërgjonaj, zëvendës kryetare e parë në këtë Komision, beson se buxheti do të miratohet.
“Ne si Komision për buxhet dhe financa, të hënën kemi mbledhje dhe do ta kalojmë buxhetin dhe besoj se shpejtë do të jetë pjesë e seancës. Në muajin e parë dhe të dytë mund të shpenzohet buxheti. Por, ne shpresojmë se brenda janarit do të kalojë buxheti”, tha ajo.
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, në shumë raste kanë përsëritur qëndrimet e tyre se nuk do të votojnë për miratim Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, ngase sipas tyre, ai është i projektuar keq dhe nuk siguron zhvillim ekonomik dhe njëherësh është ndarë në bazë të interesave partiake.
Ndërkaq, partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar qeverinë më disa kërkesa. Si kusht për votimin e buxhetit, PSD ka kërkuar që Ligji për pagat të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të projektbuxhetit dhe lirimin nga detyra i ministritë të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kërkesa e Partisë Socialdemokrate është legjitime dhe se ai është duke shqyrtuar kërkesën.
“Lirimi nga detyra i ministrit Nenad Rikalo është kërkesë legjitime e një subjekti politik dhe do të shqyrtojmë në kohë”, tha Haradinaj.
Në anën tjetër ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se autoritet kompetente duhet të votojnë sa më shpejtë buxhetin e Kosovës për shkak se problemet mund të paraqiten tek realizimi i projekteve kapitale.
Naim Gashi,ekspertë për çështje ekonomike thotë se vonesat eventuale mund të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
“Problemi kryesor sa i përket vonesave në miratimin e buxhetit është fillimi i realizimit të procedurave tenderuese për projektet kapitale të cilat gjenerojnë zhvillim afat gjatë dhe janë jetike për ekonominë e një vendi. Mendoj se qeveria dhe shumica parlamentare duhet të konsolidohen për arsye se është jetik për ecuritë makro ekonomike jo vetëm gjatë këtij viti por edhe për vitet në vazhdim” tha Gashi
Nga 2.3 miliard euro sa parashihet buxheti i Kosovës,sipas projektimit aktual, rreth 770 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...

































