“Australian Open”, kualifikohen Williams dhe Nishikori
Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 15 January 2019
Serena Williams e nisi mjaft mirë aventurën e saj në “Australian Open”. Tenistja amerikane u kualifikua për në raundin e dytë të turneut të parë “Grand Slam” të vitit, pasi mundi gjermanen Tatjana Maria 2-0.
Serenës iu deshën vetëm 49 minuta lojë për ta fituar këtë ndeshje, duke i mbyllur setet 6-2 dhe 6-0.
Mjaft mirë e nisi turneun e “Australian Open”-it edhe Eugenie Bouchard, që eliminoi në raundin e parë kinezen Peng 2-0. Edhe për tenisten kanadeze, ndeshja ishte shumë e lehtë, pasi ajo i fitoi setet me rezultatin 6-2 dhe 6-1, brenda 59 minutave lojë.
Në kampin e meshkujve, Kei Nishikori siguroi një vend për në raundin e dytë të këtij turneu, pasi kaloi polakun Majchrzak.
Sfida ishte e rivalizuar dhe shkoi deri në setin e pestë, pasi rezultati ishte barazim 2-2. Në setin final, polaku shfaqi probleme dhe u tërhoq në momentin kur Nishikori po kryesonte 3-0.
Për në raundin tjetër u kualifikuan edhe Fabio Fognini, Alexander Zvererv e Stanislas Wawarinka, që eliminuan respektivisht Munar, Gulbis dhe Bedenen.
Të tjera
-
Analisti kroat: Vuçiq është çetnik i rruar që mban marrëdhënie me Rusi, nuk është dashur të ftohet kurrë në Dubrovnik
Analisti i njohur kroat Goran Vojkoviç ka thënë se prezenca e presidentit ser...
-
Erdogani sot në Tiranë, kjo është agjenda
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të enjten një vizitë zy...
-
Kuvendi sot mban seancë
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Kjo seancë pritet të fillojë në ...
-
Uragani Milton zbret në Florida
Uragani Milton ka zbritur në tokë në Florida, ka njoftuar Qendra Kombëtare e ...
-
Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani
Në një postim në X, Volodymyr Zelensky përmblodhi përshtypjet e tij nga samit...
-
Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit
Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se sot do të organizojnë protestë. ...
-
Uragani Kirk godet Europën, alarm i kuq në Francë! Parisi pritet të përmbytet, ministrja: Bëni kujdes, janë pasoja të ndryshimeve klimatike
Uragani Kirk u përhapën në të gjithë Evropën Perëndimore të mërkurën, duke sh...
-
Kasanof sot viziton në Kosovën
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof sot qëndron p...
-
Moti sot i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i v...
-
Ramadani për komunikimin e Kusarit me Milan Radoiçiqin: “Është vepër penale, spiunazh”
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar, pas përgjimeve të publiku...
-
Abazi reagon ashpër ndaj Kusari -Lilës: Njeri i korruptuar i të gjitha regjimeve, shumëçka tjetër ka…
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka quajtur te korrupt...
-
Balaj: Radoiçiq nga zyra e Ramush Haradinajt ka fluturuar për Beograd
Ditën e sotme, në qendër të vëmendjes është biseda e re e publikuar në mes të...