Haradinaj: Zbatimi i ligjeve i dobët, ministrat të përkushtohen më shumë
Autori: Gazeta inFokus
13:09 | 14 January 2019
Kryeministri, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, tha se ky vit do të jetë vit i zhvillimit ekonomik në vend.
Sipas Haradinajt, në vend hartohen ligje të mira, por që mungon implementimi.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar më shumë përkushtim nga vartësit e tij, sidomos në tërheqjen e investitorëve.
“Viti 2018 ka qenë më shumë i infrastrukturës ligjore, por viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë, krijimin e sekretariatit të përhershëm të ekonomisë. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të volitshme në rajon ne duam t’i dëgjojmë investitorët”.
“Ne duhet të vazhdojmë së bashku reformat në fushën fiskale. Para nesh mbetet çështja e informalitetit dhe duhet të jemi bashkë ta trajtojmë këtë temë. Ligji i Punës është miratuar dhe përcjell në Parlament dhe ajo që është e rëndësishme është formula e gjetur për lehoninë që nuk i ngarkon sipërmarrësit”. “Ka plot ligje siç është edhe ai i Korporatave. Ligji për Festat Zyrtare, nuk ka avancim ka mbet siç ka qenë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Ne kemi plot sfida funksionale dhe implementuese, zbatimi është dobësia jonë. Nuk është që nuk hartojmë ligje, por dobësitë tona hetohen shumë kur bëhet fjalë për implementim”, ka thënë Haradinaj.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se janë të përkushtuar të përmirësojnë ambientin e biznesit në vend.
“Edhe pse nuk kemi mbajt takime formale nga rifinksionalizimi i këtij këshilli ne kemi qenë aktiv në punët tona të përbashkëta për të adresuar prioritetet dhe sfidat tona për ambientin e të bërit biznes”, tha Shala.
Ditë më parë në një vizitë pune në Ministrinë e Tregtisë, kryeministri Haradinaj dhe ministri Shala patën deklaruar se në Kosovë këtë vit kanë ardhur 11 investitorë me mbi 1.8 miliardë euro investime.

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...





























