Alarmante, 90 mijë kosovarë mund të blejnë vetëm një bukë e një qumësht brenda dite
Autori: Anita Krasniqi
10:27 | 12 January 2019
Vetëm një bukë gjysmë kilogrami dhe një litër qumësht mund ta blejnë 90 mijë qytetarë të Kosovës brenda ditës.
Kaq persona llogaritet se jetojnë në varfëri ekstreme dhe vetëm me 1.30 euro në ditë, shkruan Gazeta inFokus
E këta janë 5 përqindëshi i tërë kosovarëve.
Më mirë nuk jetojnë as 17 për qind e qytetarëve tjerë.
Këta marrin hiq më shumë se 1.82 euro në ditë.
Kjo gjendje e rëndë ekonomike nuk ka ndryshuar tash e tri vite,shkruan gazeta inFokus.
Numri i familjeve që marrin asistencë sociale, sipas të dhënave të zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, arrin në mbi 25 mijë.
Mimoza Kqiku nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, bëri me dije për inFokus se pavarësisht ndihmës sociale 73 përqind të familjevetë varfra jetojnë në vendbanime rurale.
“Niveli i varfërisë mbetet i lartë për familjet me më shumë se shtatë anëtar apo 39 përqind.Personat me aftësi të kufizuar, personat me pensione dhe individët me shkallë të ulët të shkollimit kanë përqindje të lartë për varfërinë”, ka thënë Kqiku.
Sipas saj edhe studentët hynë në këtë kategori me 20 për qind.
Shuma që marrin këto familje sillet rreth 50 euro deri në 150 euro në muaj.
Por siç duket familjet nevojtare kanë gjetur edhe forma të tjera për të siguruar jetesën e tyre.
Hasan Mustafa sekretar në Kryqin e Kuq për gazetën inFokus ka thënë se ka familje të shumta të cilat kërkojnë ndihmë për gjërat elementare.
“Për momenti ne kemi mbi 1 mijë familje të regjistruara që i mbajmë me gjëra ushqimore.Ne i furnizojmë me gjëra elementare me ushqime dhe veshmbathje.Me ndihmën e donatorëve po mundohemi që të mos iu mungojnë këto gjëra”,ka thënë Mustafa.
Ndërsa njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, gjendjen ekonomike në vend e ka cilësuar jo të mirë.
Sipas tij, qeveria nuk e ka prioritet ekonominë e vendit për shkak të agjendave politike duke rezultuar me papunësi të lartë dhe mirëqenie të ulët.
“Kjo qeveria me të marrë mandatin më shumë u fokusua në shpenzime të pagave dhe duke shtuar numrin e ministrive e mos të flasim për numrin rekord të zëvendësministrve. Shoqëria kosovare si rezultat i papunësisë së lartë dhe i pagave të ulëta nuk mund të mbulojnë as shportën e konsumit e mos të flasim për veshmbathje e rekreacion”, ka thënë Kadrijaj për gazetën inFokus.
Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë se për vitin 2019 për Ndihma Sociale është ndarë buxheti 30 milionë euro./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...

































