Ekonomi

Taksa 100 % ia rriti numrin e punëtorëve një kompanie kosovare

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 10 January 2019

Burim Piraj, nga kompania për prodhimin e mishit “Meka”, e ka quajtur vit tejet të suksesshëm vitin 2018 në krahasim me vitin 2017. Ka thënë se gjatë vitit të fundit ka shënuar rritje prej 30% kompania e tij, transmeton Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se që nga koha kur është vendosur taksa prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është shtuar edhe numri i punëtorëve të kësaj kompanie.

“Viti 2018 për kompaninë tonë ka qenë fantastikë, gjatë këtij viti kemi shënuar rritje mbi 30% në krahasim me vitin 2017!. Vlen të theksohet që nga momenti i vendosjes së taksës numri i të punësuarve në kompaninë tonë u rrit për shtatë punëtor e që në vazhdim shpresojmë ta rrisim edhe më shumë!”

-Advertisement-

“Faleminderimi i takon Zotit së pari, bashkëpunëtorëve si dhe të gjithë juve konsumator të dashur që i konsumoni pa hezitim produktet tona!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta inFokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy