Falja është shumë e rëndësishme, ja pse…
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 08 January 2019
Gabimet janë pjesë e pandashme për secilin nga ne por e rëndësishme është që gabimet të shlyen me falje. Pesha e gabimit shpesh është shumë e madhe sa shumë persona e kanë të vështirë të mendojnë edhe jetën.
Në shumë situata falja është zgjidhja me e mirë edhe pse shumë nga personat e gabueshëm që kemi përballë ndoshta nuk e meritojnë, shkruan Living.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla në lidhje me këtë;
-Kjo ndihmon të vazhdoni tutje
Mosfalja –do të thotë të mos i harrosh lëndimet, urrejtjen dhe pakënaqësinë. Kjo do të thotë që të mbash brenda vetes dhembjen. Ne vazhdimisht e sjellim në kokën tonë skenarin e atyre ngjarjeve, të cilat na kanë lënduar. Sërish dhe sërish, në vend që të përqendrohemi në perspektivat më të këndshme.
-Falja, para së gjithash, ju nevojitet juve
Aty është esenca. Mendojmë që falja u takon personave të tjerë. Që ta heqin barrën nga vetja. Mirëpo, në të vërtetë, falja është e rëndësishme për ju personalisht. Nëse nuk falni nuk do të mundë të vazhdoni tutje. Ju falni për t’u çliruar dhe për të mos jetuar në të kaluarën.
-Falja patjetër duhet të jetë për të gjithë
Jo vetëm për ata të cilët kanë kërkuar falje. Në të kundërtën, ku qëndron kuptimi i faljes? Njerëzit me karakter të fortë ua falin madje edhe atyre, të cilët nuk e meritojnë një gjë të tillë. Nëse nuk ndodh falja, zemërimi juaj i ndrydhur do të shprehet në njerëz të tjerë përreth jush dhe do të bëhet traumë dhe kompleks juaji, por edhe mosbesim në njerëz.
-Të falësh do të thotë të çlirohesh
Vetëm pasi të falësh, ju do të pajtoheni me të kaluarën, që ajo të mos pengojë të ardhmen tuaj. Kur të çliroheni nga e kaluara dhe dhembja, ju do t’u lironi vend emocioneve dhe ndjenjave të reja.
Të falësh nuk do të thotë që duhet patjetër të jeni miq me ata të cilët ju kanë shkaktuar dhembje. Thjesht, ju e kuptoni që ata kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetoni me atë vragë. Nuk do të prisni më nga njeriu, i cili ju ka thyer zemrën, të kthehet dhe çdo gjë të bëhet “ashtu siç ka qenë”. Do të filloni t’i shëroni vragat, pavarësisht nga ajo se a do të mbeten vragat. Vazhdoni të jetoni me vragat tuaja.
-Të falësh nuk është triumf i padrejtësisë
Fjala është për krijimin e drejtësisë personale, karmës dhe fatit personal. Esenca qëndron aty që sërish të ngriheni në këmbët tuaja dhe të vendosni të mos jeni të palumtur për shkak të së kaluarës. Të falësh është kuptimi i asaj që vragat tuaja nuk do të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Të falësh nuk do të thotë që jeni dorëzuar. Ajo do të thotë që jeni të gatshëm të mblidhni forcën dhe të vazhdoni tutje.

T� tjera
-
“Rrëmujë”: Punonjësit e brendshëm të Metas të shqetësuar për kalimin te moderimi i përmbajtjes me inteligjencë artificiale
Disa punonjës thonë se shpejtësia e madhe me të cilën funksionojnë algoritmet...
-
Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi
Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku një veturë është përplasur në ...
-
“Ku janë?”, Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar Qeverinë që të publikojë list...
-
Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
Zjarri mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme materiale dhe të rrezikojë va...
-
Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri
Një “Volvo” i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 i çoi hetimet për at...
-
Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një ...
-
Përfundon mbledhja e Komisionit për Buxhet, raporti i shpenzimeve të Kuvendit shqyrohet të premten
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku ësht...
-
Mbrëmja festive në Prishtinë për Pavarësinë e Shqipërisë, Malaj thekson lidhjet vëllazërore
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka bërë një falënderim të veç...
-
Kuvendi mblidhet të enjten në dy seanca
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, më 26 nëntor, dy seanca plenare. Se...
-
Mashtrim ndaj shtetit me derivate | HIB Petrol dhe zyrtari i saj të akuzuar për shmangie doganore
Dokumentet që, sipas Prokurorisë, nuk ishin nënshkruar nga Zyra Ndërlidhëse G...
-
Në letër ‘integrim strategjik’, në praktikë 4 vjet pa mbledhje të qeverive Kosovë-Shqipëri
Në një raport të Qeverisë së Kosovës, i cili sipas ekzekutivit pasqyron të ar...
-
Kryetari i Veteranëve të Kamenicës pas vizitës në Hagë: Ish-krerët e UÇK-së i gjeta të fortë
Milaim Limoni, kryetar i Veteranëve në Komunën e Kamenicës, ka njoftuar përme...
































