Nga 400 milionë euro bien në 100 milionë investimet e huaja direkte në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 04 January 2019
Investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie nga 400 në 100 milionë euro, sidomos në pesë vitet e fundit.
Bilanci i investimeve në vitin 2014 ishte 123.9 milionë euro, që paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 250.2 milionë euro në vitin 2013.
Ndërsa, bilanci i IHD-ve në vitin 2015 ishte 287.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak. Në vitin 2016 Investimet e Huaja Direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët.
Investimet e huaja në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 përqind krahasuar me vitin 2016.
Ndërsa vit i keq për investime është cilësuar viti 2018, me një vlerë prej 121.9 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 43.0 përqind.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosocës (OEK) thotë për KosovaPress se ka rënie të investimeve të huaja direkte dhe është tregues jashtëzakonisht negative, përderisa në vendet e rajonit ka zhvillime shumë më pozitive sa i përket investimeve të huaja direkte.
Kryetari Rukiqi përveç kësaj ka thënë se edhe cilësia e investimeve të huaja nuk janë cilësore.
Rukiqi: Problem edhe cilësia e investimeve
“Problemi është edhe te cilësia e investimeve të huaja direkte, kur themi cilësia nuk ka këtu një matës cilësie ndoshta, por kjo mund të shihet me vlerën e shtuar në ekonomi. Ne kemi shumë pak investime që kanë krijuar vlerë të shtuar në ekonomi… Promovimi më i mirë i investimeve është kur të përmirësohen kushtet këtu në Kosovë, kur ka energji elektrike të mjaftueshme, kur e eliminojmë burokracinë, kur nuk kemi problem me leje të ndërtimit, me licenca të ndryshme, kur e zvogëlojmë korrupsionin, kur e rrisim performancën e gjyqësorit, kur i trajtojmë çështjet pronësore”, thekson Rukiqi.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se janë përgjysmuar investimet për shkak të mungesë së ofertës së mirëfilltë dhe mungesës së një ligji efikas për të investuar në Kosovë.
Edhe ato investime të pakta, sipas Krasniqit, shumica janë nga bashkatdhetarët që kanë investime në patundshmëri dhe jo në ndërmarrje; fabrika apo prodhim.
Krasniqi ka marr shembull Maqedoninë, e cila sipas tij, për çdo muaj ka nga dy, tre, katër dhe pesë investitorë, ngaqë ka një ligj të përshtatshëm, ndërsa në Kosovë jo.
Krasniqi: Nuk ka ofertë dhe ligj të mirëfilltë
”Shkaqet kryesore janë mungesa e ofertës. Kosova ende nuk ka arrit me bërë një ofertë serioze për investitorë qoftë vendorë dhe të huaj. Para dy vitesh është miratuar nga qeveria dhe kuvendi ligji për investime strategjike dhe fatkeqësisht kemi vetëm 11 oferta për këtë vit dhe asnjë e përfunduar. Pra, Kosova nuk ka arrit asnjë investitorë ta sjell përmes Ligjit për Investime Strategjike. Dhe kjo ka ndikuar që investimet në Kosovë të ulën nga rreth 400 milionë euro që kanë qenë në vitin 2010, ndërsa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë më pak se 100 milionë euro investime”, thotë Krasniqi.
Ai ka shtuar se aq shumë ka nevojë Kosova për investime të huaja, për punësim sa që perspektiva për të jetuar në Kosovë çdo ditë është duke humbur si mungesë e një serioziteti më të madh të Qeverisë së Kosovës që të ketë në prioritet ekonominë e Kosovës dhe zhvillimin e vendit.
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala thotë se thithja e investimeve të huaja do të jetë njëri nga prioritetet e rëndësishme gjatë vitit 2019.
Ministri Shala thotë se kanë bërë disa ndërhyrje në aktet nënligjore të ligjit për investime strategjike dhe pret që në fillim të vitit të ardhshëm të shpallin edhe investitorët e parë strategjik.
Shala: Kam autorizuar për disa ndryshime pas kërkesave të investitorëve
“Ka të interesuar, unë i kam autorizuar për disa ndryshime pas kërkesave të investitorëve potencial te çështja e procedurës së aplikimit për investitorë strategjik. Deri tash ka të interesuar të cilët janë duke i ndjekur të gjitha procedurat të cilat i përcakton Ligji për investime dhe rregullore të tjera në fuqi. Besoj se shumë shpejt ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë do të dalim edhe me rezultate në raport me këtë”, thotë Shala.
Sektori energjetik, miniera, transporti dhe telekomunikacioni, industria përpunuese, bujqësia dhe turizmi janë vetëm disa nga sektorët me më potencial në të cilët investitorët ndërkombëtarë do të mund të investonin.

T� tjera
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...




































