Ekonomi

KEDS lë pa energji elektrike dhjetëra vendbanime

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 20 December 2018

Kompania Kosovare për Distribuim e Furnizim me Energji Elektrike ka bërë me dije se edhe sot do të lë pa energji elektrike dhjetëra vendbanime.

KEDS njofton se sot prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në Nënstacionin 35/10 kilovotësh Shupkovci do të ketë ndërprerje totale emergjente.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofci, Mazhiqi, Rashani, Tërstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci, Shupkovci, Kçiqi i Vogël dhe i Madh, qendran e Qytetit, pjesa nga stacioni hekurudhor dhe lagjja Sitnica,  ETC, Emona City, Fabrika e pjimeve, Çarli, Parku i Biznesit, Terminali, Furra, Zyra administrative e veriut, Lagjja e Shangajit ( Livadhit ), Lagjja engleska, Lagjja Kolloni, Majdani, Lagjja Cenaj, Stacioni i Pompave- Tuneli i Parë, PTK-Ambulanta Tunel i Parë, Universiteti i Mitrovicës, Muzeu i Kristaleve dhe Mineraleve, Sh.F. Elena Gjika, QMF “Nexhat Çuni” dhe UM Isa Boletini.

-Advertisement-

Arsyeja e ndërprerjes në NS Mitrovica 2 është i mbingarkuar dhe duhet bërë  balancimi i daljeve 10 kilovotëshe.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy