Sektori bankar në Kosovë ka përmbyllur Konferencën Vjetore
Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 06 December 2018
Është përmbyllur konferenca vjetore ku u diskutua për të arriturat e sektorit banker në Kosovë për vitin 2018.
Kryatri i Bordit të Shoqatës së bankave të Kosovës Ilir aliu, ka prezantuar përmbledhjen e përformancës së këtij sektori ku edhe ka potencuar për rritjën e vazhdueshme të kredive dhe depozitave në Kosovë.
Komunikata e plotë:
Sektori bankar në Kosovë ka përmbyllur konferencën vjetore në të cilën u diskutua mbi të arriturat e sektorit për vitin 2018 dhe për mundësitë dhe perspektivën e vitit të ardhshëm. Në hapje të konferencës, Kryetari i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, z. Ilir Aliu, njëherit Kryeshef Ekzekutiv i ProCredit Bank Kosovo, prezantoi një përmbledhje të përfromancës së sektorit ku potencoi rritjen e vazhdueshme të kredive dhe depozitave në Kosovë. Ai tha se kreditimi në Kosovë në vitin 2018 ishte zgjeruar me nje ritem shume te mire respektivisht rreth 11.5%. Z. Aliu potencoi edhe rritjen në kredimin e sektorit prodhues që ka arritur në 210 milion euro. Gjithashtu, u prezantua edhe stabiliteti finacianci dhe performanca e portofolios kreditore, ku kreditë joperformuese shënuan 2.8% si një indikator i rëndësishëm. Ai falenderoi edhe të gjithë fuqinë punëtore të sektorit bankar të cilët po kontribojnë që sektori bankar të ketë këtë performancë dhe stabilitet dhe njëkohësisht shprehi nevojën për më shumë siguri në sektorin bankar si për stafin ashtu edhe për klientët pasi që këtë vit kishte një numër të shtuar të grabitjeve të bankave.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z. Mehmeti, shprehu mirënjohjen e tij për organizimin e kësaj konference nga Shoqata e Bankave dhe për bashkëpunimin e ngushtë me sektorin. Ai theksoi rënëdsinë që ka sektori bankar në zhillimin ekonomik të vendit duke potencuar indikatorët kryesorë dhe duke ju referuar fushave specifike ku mund të bëhet edhe më shumë si në aspektin rregullativ ashtu edhe në aspektin e përmirësimit të kushteve të kreditimit. “Standardet më të lehtësuara kreditore dhe zvogëlimi i normave të interesit në kredi kanë shërbyer si stimuj të rëndësishëm për rritjen e kërkesës për kredi, duke rezultuar në një rritje vjetore të kredive prej 11.6 për qind në muajin tetor të këtij viti. Në tetor 2018, norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.6 për qind, që paraqet një përmirësim shumë të madh në krahasim me një periudhë jo shumë të largët.”, deklaroi Mehmeti.
Gjithashtu u prezantua një pasqyrë e përformancës së sektorit banker të Kosovës në raport me vendet e Evropës Juglindore të cilën e prezantoin Nënkryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Robert Ëright, njëherit Kryeshef Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo. Ai paraqiti të dhënat e fundit të cilat tregojnë se Kosova në shumë aspekte qëndron më mire se raojoni, si në kreditë joperformuese ashtu edhe në normat të interesit për kredi si dhe në sistemet e pagesave. Megjithatë, u paraqitë edhe nevoja që të rritet përdorimi i kartelave bankare në Kosovë dhe të reduktohet paraja e gatshme e cila ndërlidhet edhe me nivelin e lartë të ekonomisë joformale.
Në këtë konferencë u organizua edhe një diskutim në panel i udhëhequr nga znj. Eriola Bibolli, zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e ProCredit Bank Kosovo. Në panel gjithashtu kontribuan z. Sokol Havolli- zëvendës Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Ruud Vermeulen – përfaqësues resident i FMN-së në Kosovë, z. Ahmet Ismajli – Drejtor i Thesarit të Kosovës, z. Rinor Gjonbalaj – Kryetar i Bordit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.
Në përmbyllje, z. Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, falenderoi të gjithë pjesmarrësit që kontribuan në këtë konferencë, sponsorët e konferencës respektivisht Bankat Komerciale, dhe njëkohësisht shprehu një mirënjohje për organizatën EFSE (Finance in Motion) të cilët kishin sponsoruar publikimin e revistes The Kosovo Banker të cilën e publikuan dhe shpërndanë në konferencë në kuadër të temës Financimi i Zhvillimit.

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...


































