Sport

Gjuajti me lëkurë bananeje, Tottenhami i ndalon përjetësisht hyrjen në stadium tifozit

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 04 December 2018

Arsenali mposhti Tottenhamin me rezultatin 4-2 në derbin e Londrës, të zhvilluar në “Emirates Stadium”, por pasditja nuk shkoi aspak mirë për një nga fansat e skuadrës së Pochettinos.

Ai provokoi duke hedhur një lëkurë bananeje drejt sulmuesit të “topçinjve”, Pierre Emenike Aubameyang, teksa ky i fundit po festonte golin e parë të shënuar në portën e Hugo Lloris.

Por forcat e sigurisë e identifikuan menjëherë nëpërmjet kamerave, e morën nga shkallët e stadiumit dhe e vunë nën masën e arrestit tifozin, që tani do të përballet me pasojat e gjestit aspak të hijshëm të tij.

-Advertisement-

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe klubi i Tottenhamit, që ka marrë vendim të përjashtojë përjetë tifozin, nga shkallët e “Wembley”-t tani dhe të stadiumit të ri që po ndërtohet për “Spurs”-at.

Kjo është një tjetër shenjë se në Angli e kanë seriozisht luftën kundër racizmit, ndërsa tani tifozë të tjerë duhet të mendohen gjatë, para se të bëjnë gjeste të tilla nga shkallët e stadiumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera