Këta prodhues kosovarë sfidojnë Serbinë me çmime
Autori: Agnesa Çitaku
19:27 | 29 November 2018
Disa prodhues kosovarë kanë bërë një veprim që pak kush e ka pritur.
Pikërisht në periudhën kur pritej të shtrenjtoheshin produktet në tregun e Kosovës, pas taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, prodhuesit vendorë kanë vendosur t’i zbresin çmimet.
E gjithë kjo sipas tyre për të ngritur vetëdijen e kosovarëve të përdorin këto produkte.
Kështu kanë vepruar së paku tri prodhues vendor.
Kompania për prodhimin e lëngjeve “Frutomania” ka zbritur çmimet e produkteve të saj për 10 për qind.
Melina Belegu nga kjo kompania ka thënë për Gazetën inFokus se këtë formë po e përdorin për t’i vetëdijesuar qytetarët për përdorimin e produkteve vendore.
“Arsyeja e kësaj zbritje është vetëdijesimi i konsumatorëve për konsumimin dhe përkrahjen e produkteve vendore, gjithashtu dhe përkrahja e kampanjës 100% prodhim vendor”, ka thënë Belegu.
Ajo tregon se edhe lëndën e parë për prodhimin e lëngjeve “Made in Kosova”, e sigurojnë brenda vendit.
“Sa i përket taksës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës, Frutomania është kompani e cila lënden e parë e siguron në Kosovë, eventualisht në Shqipëri, prandaj çmimet e saj nuk ndikohen nga vendosja e kësaj takse”, ka thënë ajo.
Edhe Arben Tërshnjaku nga kompania vendore ‘Liri’ për Gazetën inFokus ka konfirmuar zbritjen në disa produkte.
“Ne e kemi respektuar në plotni vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe i jemi përgjigj thirrjes për mos ngritje të çmimeve. Veç kësaj ne kemi dashur të jeni sa më afër konsumatorit dhe jemi duke aplikuar zbritje aksione të vazhdueshme në produkte të caktuara”, ka thënë ai.
Tërshnjaku është i bindur se taksa nuk do të ndikoj në çmimin e produkteve të tyre.
“Përmes kësaj dëshirojmë t’iu tregojmë konsumatorëve që jemi shumë të distancuar nga produktet serbe dhe në të njëjtën kohë te ne nuk ndikon shumë puna e taksës”, ka shtuar ai.
Edhe kjo kompania lëndën e parë nuk e merr nga shteti serb.
“Ne importin e lëndës së parë e bëjmë nga shtete e Bashkimit Evropian dhe produkteve që gjenden në Kosovë”, ka përfunduar Tërshnjaku.
Ndërsa prodhuesi vendor i pulave në fermën ‘Konson’, ka thënë për Gazetën inFokus se kanë aplikuar zbritje për produktet e tyre pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina.
“Po 10% deri 30% kemi pas zbritje këtë javë ndërsa prej javës së ardhshme planifikojmë që dy produkte t’i qesim në aksion”, thonë në këtë kompani.
Ata kanë bërë të ditur gjithashtu se çmimet nuk do të rriten as pas taksës.
“Çmimet nuk do të rriten edhe pas vendosjes së taksës doganore prej 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës”, thonë nga kjo kompani.
Ndryshe ditë më parë pronarët e prodhueseve vendor, “Frutomania” dhe “Konson” patën premtuar zvogëlim të çmimeve të produkteve pas vendosjes së taksës doganore për Serbinë dhe Bosnjës. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...































