Lajme

Hahn në Parlamentin Evropian: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 28 November 2018

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka kërkuar nga Serbia, që pavarësisht nga problemet mos të largohet nga qëllimi i saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë debatit mbi Serbinë, në Parlamentin Evropian, Hahn u deklarua edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Të dyja palët duhet të vazhdojnë dialogun. Nuk ka asnjë alternativë tjetër në qoftë se ata duan të përparojnë në rrugën drejt BE-së. Asnjë vend nuk mund të bashkohet në BE pa zgjidhur çështjet dypalëshe. Për Serbinë do të thotë se duhet të përfundojnë marrëveshjet me Prishtinën përpara se t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, ka thënë Hahn.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera