BE kërkon të hiqet masa 100% ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 22 November 2018
Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq tha sot se mesazhi i Brukselit për tarifat doganore të Kosovës në Kosovë është “i qartë dhe i qëndrueshëm”, dhe se BE pret nga autoritetet e Kosovës të tërheqin këto masa dhe “të dyja palët” u kërkoi të përmbahen nga provokimet.
Ajo ka hedhur poshtë komentet që vijnë nga Prishtina, sipas të cilës shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini është “e njëanshme” dhe “kritikoi vetëm Kosovën” dhe “kurrë Serbinë” në kontekstin e shkeljeve të marrëveshjes në normalizimin e marrëdhënieve.
“Reagimi i autoriteteve kosovare në këtë kontekst thjesht nuk është rruga e drejtë. Ka mënyra për të zgjidhur këto çështje dhe këto kanale duhet të përdoren”, tha Kocijanciq.
Ajo vuri në dukje se përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë efektive mund të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të të dyja palëve që menjëherë të ndalojnë provokimet dhe të përqendrohen në përfundimin e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Kocijançiq.
Ajo deklaroi se BE pret që Sekretariati i CEFTA dhe të gjitha palët të marrin masat e nevojshme për të siguruar që marrëveshja e tregtisë së lirë të respektohet plotësisht.
Kocijançiq gjithashtu kujtoi parimet themelore të perspektivës evropiane të rajonit, bazuar në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, transmeton KosovaPress.
Qeveria e Kosovës dje rriti taksën doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nga dhjetë në 100 për qind.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...