Veseli: BE duhet të vendosë këtë vit për liberalizimi
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 21 November 2018
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Siegfried Bracke dhe kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Dirk Van der Maelen.
Edhe në këto takime temë bosht e bisedës ishte agjenda evropiane e Kosovës, përkatësisht nevoja për marrjen e vendimit brenda këtij viti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli konfirmoi edhe njëherë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe se qytetarët e saj meritojnë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sikurse qytetarët e tjerë evropianë.
Po ashtu, Veseli theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Belgjikës në të gjitha sferat, me theks të veçantë në atë të ekonomisë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit belg, Siegfried Bracke dhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i kësaj Dhome, Dirk Van der Maelen, konfirmuan vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tyre për Kosovën edhe në të ardhmen, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në zhvillimet e brendshme.
Kryeparlamentari Veseli tha pas takimeve se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që në mesin e Bashkimit Evropian Kosova ka miq të mëdhenj. Ai tha se vizitat e tij nëpër këto vende kanë të bëjnë me përçimin e zërit të Kosovës te lidershipet e tyre dhe konfirmimin e vizionit të saj të palëkundur euro-atlantik, me kërkesën për hapa më të shpejtë në këtë rrugëtim, veçanërisht për procesin në pritje, liberalizimin e vizave.
Lidhur me liberalizimin e vizave, kreu i Kuvendit tha se vet përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, insistonte se do tu qëndrohet në krah qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, vendet që ne kemi vizituar, në shumicën e rasteve kanë vlerësim shumë pozitiv. Janë pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, të cilat janë problematike në arritjen e konsensusit brenda Këshillit të Ministrave. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë shprehur qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Në të gjitha takimet kam kërkuar që kjo çështje të hidhet në votim, ngase i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të zvarritet”, tha kryeparlamentari Veseli.
Të tjera
-
Humb jetën në mënyrë tragjike mergimtari nga Vushtrria
Një mërgimtar nga Vushtrria ka ndërruar jetë tragjikisht para dy dite në Gjer...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...