Sport

Befason Gerrard, refuzon të bëhet trajner i Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 15 November 2018

Steven Gerrard është deklaruar nëse do të marr drejtimin e Liverpoolit në të ardhmen e afërt.

Legjenda angleze, Steven Gerrard, ka thënë se ai nuk po e mendon rikthimin te Liverpooli, pasi ndjehet mirë te Rangers.

“Çdo gjë është e mundur. A dua të jem trajner i Liverpoolit tani? Jo, dua të jem trajner i Rangers”, tha fillimisht anglezi.

-Advertisement-

“Dua të jem i suksesshëm me Rangersat. Është një pyetje e kotë kur më pyetni se a dua të jem trajner i Liverpoolit ndonjë ditë.

“Mendoj se të gjithë njerëzit e këtij planeti e dinë përgjigjen në këtë pyetje.

“Por, mua më pëlqen Jurgen Klopp dhe besoj se ai mund ta fitojë titullin e Premierligës me Liverpoolin. E di se sa e rëndësishme është një gjë e tillë për tifozët”, ka shtuar më tej Gerrard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera