KEK-u premton prodhim të energjisë për dimër (Video)
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 15 November 2018
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, tha se KEK është njëri prej ndotësëve në Kosovë, por jo njëri ndër ndotësit kryesor në Kosovë.
“Ne kemi investuar mbi 57 milionë euro në ambient, ne kemi vendosur filtra në “Kosovën A”. Nuk është e vërtet se ka ndalje të filtrave në termocentralet e Kosovës”, tha Thaçi në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij pajisjet e termocentraleve të Kosovës janë të vjetra. Ai bëri me dije se nuk janë të vërteta se hiri ndot ambientin. “Para gjashtë viteve hiri është bartur me shirita dhe nga era ka pasur shpërndarje të hirit, por tani hiri bartet me gypa”, deklaroi ai.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka folur edhe për sezonin dimëror. “Ne kemi licencë vetëm për të prodhuar energji dhe jo për të shpërndarë energji. Sa i përket KEK-ut, nuk do të ketë asnjë problem për të prodhuar energji. I kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe i kemi kryer remontet. Ne do të prodhojmë me të gjitha kapacitete të plota. Do të kalojmë dimrin pa ndonjë telashe”, pohoi ai .
Për bashkëpunimin me KEDS-in, Thaçi bëri me dije se veprojnë në bazë të ligjeve dhe licencës. Ai ka shpjeguar edhe procedurat e furnizimit dhe ndarjes së përgjegjësive për energji.
Për rezervat e thëngjillit, Thaçi tha se nuk kanë asnjë problem. “Vitin e kaluar kemi pasur problem, por tani i kemi kryer të gjitha procedurat me fshatin Shipitullë dhe i kemi kryer të gjitha obligimet ndaj banorëve”, tha ai.
Kurse për pajisjet, Thaçi tha se ato janë të vjetra. “Në pesë vjeqarin e ardhshëm, do të hapim minierën e re. Aty parashihen të investohen në pajisje të reja. Do të kushtojnë shumë, por do të jenë të reja”, tha ai.
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...