Deputetët vizitë në KEK – Njoftohen se nuk është reale gjykimi së Termocentralet janë ndotësi me i madh në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 14 November 2018
Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Muharrem Nitaj, zëvendëskryetarja Besa Gaxherri dhe anëtarët e komisionit, Salih Zyba, Salih Salihu dhe Andin Hoti u interesuan për gjendjen aktuale të termocentraleve, dhe me theks të veçantë u interesuan për temën qe tani është aktuale dhe shqetësimi me i madh i qytetarëve, ndotja e ambientit. Bashkërisht në këtë vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
“Me kënaqësinë me të madhe dhe sinqeritetin me të madh, se bashku edhe me drejtorët e tjerë, i prezantuam gjendjen reale se sa ndikojnë Termocentralet e KEK-ut në ndotjen e ambientit, çfarë investime janë bërë deri me tani për të përmirësuar gjendjen alarmante qe e kemi trashëguar, dhe çka parashihet të investohet deri në vitin 2021 për të qenë TC në harmoni të plotë me parametrat e lejuar të Bashkimit Evropian” ka shkruar drejtori i KEK-ut Nijazi Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Aty më tej thuhet se deputetët, vizituan edhe objektet e Termocentralit “Kosova B” dhe u njoftuan nga afër me funksionimin e tij.
Sipas tij, po ashtu, me kërkesën e tyre shikuan nga afër edhe funksionimin e Elektro Filtrave për të cilët spekulohet në opinion qe çaktivizohen në raste të caktuara dhe si pasoj e kësaj shkaktohen ndotje të mëdha në ambient.
“Një gjë e tillë, siç i’u dëshmuam edhe deputetëve është e pamundur dhe nuk është në interesin e askujt e aq ma pak të punëtorëve të KEK-ut. Biseduam për shumë çështje dhe i ofruam informacione për çdo pyetje të deputetëve dhe me theks të veçantë i sqaruam se KEK-u si gjigandi me i madh energjetik në rajon dhe vlera me e rëndësishme e shtetit nuk mund ta mohojmë se shkakton ndotje, por është spekulim i madh kur thuhet se është shkaktari kryesor i ndotjes. KEK-u nuk hyn në mesin e ndotësve me të mëdhenjtë dhe nuk duhet të paragjykohet si i tillë, por duhet të identifikohen shkaktarët e tjerë qe në sezonin e dimrit aktivizojnë ngrohjen me thëngjill dhe lëndë të tjera të djegës në mënyrë të pakontrolluar” thuhet më tutje në statusin e tij.
Sipas tij, për informimin e të gjithëve, KEK-u në dhjetëvjeçarin e fundit ka mbyllur ciklin e investimeve të mëdha në përmasimin e ambientit duke investuar 57 milion Euro.
“Kemi larguar tonelata mbetje të hirit dhe materie të tjera të rrezikshme të grumbulluara shekuj me radhë. Kemi mbuluar dhe kthyer në gjelbërim qindra hektar tokë të degraduar. E kemi eliminuar njërin nga ndotësit permanent qe ka qenë bartja në sheriat të hapur të hirit duke e kthyer në transportues të mbyllur dhe qe shkaktojnë zero ndotje në hapësirë. Kemi investuar në Elektro Filtrat e “Kosovës A” dhe e kemi sjellë në parametrat e lejuar të Bashkimit Evropian. 3 Vitet e ardhshme me donacion të BE-se do të investojmë edhe 79 milion euro të tjera në komponenten ambijentale ne Termocentralet e “Kosovës B” ku parashihen ndërrimi i elektro filtrave sipas standardeve evropiane dhe NOx. Pra, KEK-u nuk është ai qe flitet as kur paragjykohet, por është pasuria me e madhe e Kosovës dhe shtylla kryesore ekonomike për të cilën është punuar shumë dhe po vazhdojmë të punojmë për t’i sjellë energji elektrike këtij vendi me koston me të lirë të mundshme” ka shkruar drejtori i KEK-ut Nijazi Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.






T� tjera
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...



































