Lajme

Mbyllen edhe 6 bastore në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 12 November 2018

Inspektorati i komunës së Ferizajt me asistim edhe të Policisë së Kosovës ka mbyllur edhe 6 lokale që operonin si lojëra të fatit.

Sipas një njoftimi nga komuna, këto lokale operonin pa kushtet e nevojshme sanitare, pa dokumentacion biznesor dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore të ligjeve në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

“Madje, shumica prej tyre nuk posedojnë fare as certifikatën biznesore dhe as kushtet minimalo-teknike për zhvillimin e veprimtarisë. Mbyllja e këtyre lokale është procesuar me hapjen e procedurës pranë organeve të drejtësisë dhe si i tillë ky aksion disa mujor ka ulur drastikisht numrin e bizneseve të tilla që kanë operuar në Ferizaj”, thuhet në një njoftim nga komuna e Ferizajt.

-Advertisement-

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal tha se janë të vendosur për zero tolerancë ndaj bizneseve të tilla që çdo ditë favorizojnë informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve.

Ferizaj është komunë kampione në rang kombëtar për kontrollin e zhvillimit të kësaj veprimtarie. Deri më tani Inspektorati Komunal ka mbyllur mbi 20 pika bastesh dhe kazino, duke arritur që edhe të arkëtoëj nga borxhet e tyre ndaj komunës mbi 500 mijë, fonde që do të përdoren për investime në dobi të shëndetit publik e mirëqenies qytetare”, thuhet në njoftimin e komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera