Mangin: S’janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash
Autori: Gazeta inFokus
19:01 | 10 November 2018
Franca thotë se Kosova ende nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, e madje ky vendim nuk do të merret pa përmbushjen e të gjitha kritereve.
Drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, Florence Mangin, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë këtë javë, ka potencuar se Komisioni Evropian kishte paraqitur dy kritere që Kosova duhet t’i adresojë para se ta marrë liberalizimin e vizave.
“Ishte ky demarkimi i kufirit me Malin e Zi dhe përparimi real në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, i cili, siç e dini, është një element madhor i përafrimit me BE-në dhe kjo gjë është përsëritur gjatë Samitit të Sofjes majin e shkuar, si dhe lufta kundër krimit të organizuar. I pari është përmbushur, pas një periudhe të gjatë kohore, por është përmbushur. Kur është në pyetje kushti i dytë, shumë gjëra janë ndërmarrë nga Kosova, disa ligje janë miratuar në fillim të vitit, gjatë marsit dhe prillit, ligje këto që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor. Por disa elemente tjera ende duhet të përmbushen, posaçërisht kur janë në pyetje sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit”, ka thënë Mangin në këtë intervistë, raporton Koha.net.
Në këto raste, Mangin thotë se nuk kemi të bëjmë me kalimin e ligjeve, por më shumë me përcjelljen e zbatimit të ligjeve në mënyrë konkrete. E sa u përket ligjeve për reformat e gjyqësorit, ajo thotë se ka ende që nuk janë miratuar nga Parlamenti, në rend të parë Kodi Penal, si edhe një ligj tjetër që është shumë i rëndësishëm, e ky është Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
“Këto ligje janë pjesë e reformimit të gjyqësisë, që ka nisur të ndërmerret, por nuk është finalizuar. Për këtë arsye ne konsiderojmë se raporti i përgatitur prej Komisionit përmban disa pika të dobëta. Ne nuk e ndajmë mendimin kur është në pyetje i tërë vlerësimi dhe në këtë aspekt nuk jemi të vetmit. Disa elemente, atë që sapo e përmenda, ende nuk janë miratuar ose janë miratuar vetëm kohët e fundit për të prodhuar efektet e tyre”, ka theksuar Drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, Florence Mangin.

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
































