Maqedoni, propozohen ndryshime në ligjin për automjete
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 10 November 2018
Qeveria e Maqedonisë ka propozuar ndryshime në ligjin për makina, disa prej të cilave u prezentuan sot nga zv ministri i ekologjisë, Jani Makraduli, i cili paralajmëroi shoferët se do të jenë të obliguar të kenë pullë ngjitëse me ngjyra në makinë e cila do të tregojë moshën e makinës, gazrat që lëshon dhe burimin e energjisë që përdor.
Sipas Makradulit, pulla ngjitëse e gjelbërt do të ketë qasje të lirë në qarkullim të makinave, ndërkohë që makinat me pullë ngjitëse të verdhë dhe të kuq do të jenë të kufizuar në lëvizje e tyre gjatë ditëve me ndotje të lartë të ajrit.
Gjithashtu, për shkelje të ndryshmeve të reja ligjore janë paraparë edhe gjoba të cilat më të theksuara do të jenë për shërbimet e kontrollit teknik nëse manipulojnë me ndarjen e pullave ngjitëse me ngjyra.
“Ka dënime të caktuara në ligj por ajo që është më e rëndësishme është se gjobat më të mëdha janë për përfaqësuesit e shërmbimit teknik të cilët I kontrollojnë makinat dhe I japin pullat ashtu si duhet. Gjobat ndaj tyre do të jenë shumë më të larta krahasuar me qytetarët. 1 mijë euro dhe 300 euro, ka më shumë gjoba ndaj shërbimeve teknike që nuk shkruajnë pullën e duhur ashtu siç makina I plotëson kushtet”. -theksoi Jani Makraduli, zv.ministër i Ekologjisë
Ndryshimet ligjore parashohin edhe subvencione për furnizimin e makinave hibride dhe elektrike. Për këto të fundit janë paraparë subvencione në shumë prej 3 mijë euro për makinat hibride dhe 5 mijë euro për ato elektrike. Gjithashtu subvencione janë paraparë edhe për furnizim të makinave me paisje për gaz ose metan të cilat do të mbulohen me 50 %.
Ndër vendet më të ndotura me koncentrim të lartë të grimcave PM10 figurojnë Qendra, Karposhi, Rektorati, Tetova, Manastiri dhe të tjerë.
Ndër masat që kohë më parë u paralajmëruan nga qyteti i Shkupit në rast të ndotjes enorme të ajrit janë edhe ndalimi i punëve ndërtimore, fabrikat e mëdha të reduktojnë procesin e prodhimit deri në 50 %, vendosjen e filtrave në ndërmarrje të caktuara si dhe pastrimin e rrugëve.
Sipas shumë organizatave të ndryshme, Maqedonia është vendi me ndotjen më të lartë në Ballkan, e ndjekur nga Kosova, më pas nga Shqipëria.
Të tjera
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...