Koha më e përshtatshme për të kërkuar rritje page
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 31 October 2018
Sipas një sondazhi të Glassdoor, rreth 45% e punonjësve thanë se arsyeja kryesore e dorëheqjes nga puna ishte paga. Për fatin e mirë të atyre që kërkojnë punë sot, tregu i i punës sot ofron avantazhe për të negociuar pagën tuaj.
“Punëdhënësit nuk kanë të njëjtën aftësi për të qenë aq kërkues sa ishin 5 apo 6 vjet më parë” – tha Martha Gimbel, drejtor për kërkimin ekonomik në Indeed për CNBC Make it.
“Nëse do të shkoni në zyrën e drejtuesit tuaj për t’i kërkuar një rritje page, me siguri tani është kohë e përshtatshme. Një numër rekord punonjësish tani po japin dorëheqjen nga puna me shpresën për të marrë një rritje page. Viki Salem, ekspert karriere në Monster.com ju këshillon si të veproni dhe çfarë të bëni nëse nuk arrini atë që doni.
Merrni parasysh kohën në punë
Nëse sapo keni filluar një punë të re, apo nëse jeni në të njëjtën punë, por në një rol të ri, Salemi këshillon që ju duhet të prisni të paktën gjashtë muaj përpara se të kërkoni rritje page. Nëse ju e bëni këtë gjë më parë, ajo thotë se “nuk është një kohë e mjaftueshme për të treguar se jeni vlerë për kompaninë”. Pasi të kenë kaluar gjashtë muaj, ajo thotë se është një moment i favorshëm për të bërë një bisedë për rritjen e pagës.
Edhe nëse nuk jeni të sigurt rreth situatës financiare të kompanisë, ju gjithsesi duhet të bëni një diskutim për këtë çështje.
“Le të themi që kompania juaj është pranë shkrirjes, por ata gjithsesi nuk kanë pushuar askënd nga puna, por as kanë bërë rritje pagash këtë vit” – thotë Salemi. “Pavarësisht situatës, ju duhet të trokisni tek dera e drejtuesit tuaj, duke e ditur se kjo gjë mund të mos ndodhë, por gjithsesi duke treguar se ju jeni një avokat i vetes”.
Zbuloni se kur është koha që kompania juaj rishikon pagat
Salemi këshillon që përveçse të prisni gjashtë muaj para se të kërkoni rritje paga, ju duhet të dini kohën se kur bëhet rishikimi i pagave.
“Le të themi që viti juaj fiskal nis më 1 janar dhe bisedimet për rishikimin e pagës bëhen nga data 1 deri më 30 nëntor. Nëse ju e bëni kërkesën tuaj më 2 dhjetor, drejtuesi juaj mund t’ju thotë se pse nuk e bëtë këtë gjë më parë, pasi rishikimet e buxhetit vjetor janë mbyllur”.
Për të shmangur humbjen e mundësisë, Salemi këshillon që të pyesni drejtuesin tuaj apo burimet njerëzore rreth periudhës se kur rishikohen rritjet e pagave. Nëse kompania juaj nuk është transparente rreth këtij informacioni, ju duhet të shqetësoheni rreth strukturës dhe leadershipit të kompanisë.
Vendosni se çfarë do të bëni nëse rritja e pagës refuzohet
Nëse kompania juaj ka një buxhet të kufizuar mund të jetë e vështirë të negocioni me sukses rritjen e pagës. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të diskutoni për avantazhe dhe përfitime të tjera. Në rast se rritja e pagës dhe përfitime të tjera janë të pamundura, ekspertët e karrierës këshillojnë që opsioni juaj më i mirë është të nisni të kërkoni një punë të re.
*Courtney Connley
Burimi CNBC

T� tjera
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...































