Ligj për përdorimin e Bitcoin-it
Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 25 Tetor 2018
Qeveria e Shqipërisë ka nisur procedurat për ligjërimin e përdorimit të monedhave virtuale.
Vetëm pak ditë më parë kreu i qeverisë konfirmoi nismën, e cila tashmë është zbatuar në një sërë shtetesh.
Ekspertët ndërkohë pranojnë se edhe Shqipëria është bërë pjesë tregu të kriptovalutave, pasi shumë persona apo biznese janë përfshirë në këtë treg financiar.
Ardian Civici shprehet se është e domosdoshme krijimi i sistemit të monitorimit, ndërsa rendit dhe rreziqet.
“Jemi duke eksploruar mundësinë e krijimit të një kuadri ligjor për kriptovalutën që është një risi shokuese dhe është një pikë atraktive për tregjet financiar. Jemi në proces vlerësimi dhe pune për hartimin e kuadrit rregullator dhe nëse rezultat do të jenë të kënaqshme ne do promovojmë pritjen e investitorëve që duan të përfshihen në këtë inovacion gjigant”, tha Civici.
Në këtë mënyrë duket se kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e përgatitjes së kuadrit ligjor për përdorimin e monedhës virtuale.
Megjithëse nisma shihet me interes deri më tani Banka e Shqipërisë vetëm ka paralajmëruar vetëm për rreziqet që vijnë prej tyre. Por a njihet përdorimi i kriptovalutave në vend?
Ardian Civici shprehet se ka shumë qytetarë apo biznese që kanë nisur të përdorin bitcoinin.
”Përderisa po zgjerohet dhe po bëhet pjesë e aktivitet të biznesit, pagesave dhe aktivitetit ekonomik në përgjithësi, natyrisht që nuk mund të neglizhohet më dhe të rrihet vetëm në stadin e frikës së këtij sistemit. Duhet të mendohet dhe për një sistem mbikëqyrje në vijim të asaj që po bëjnë dhe bankat e tjera qendrore apo dhe bankat e tjera të mëdha në botë për ta pasur këtë sistem nën kontroll, për ta bërë më transparent”, deklaroi Ardian Civici.
Ndër të tjera Civici pranon se përdorimi i kriptovalutave mbart edhe një sërë rreziqesh.
“Kthimi i tyre në skema piramidale, i luhatjeve shumë të mëdha apo një periudhe të shkurtër apo përdorimi i bitcoin për pastrim parash për transferta ilegale, për gjëra terroriste, për thyrjen e embargos për shumë vende të tjera natyrisht që ekziston paralelisht.”, tha Civici.
Janë një sërë monedhash virtuale që këmbehen në tregun online. Por ajo çfarë ka gjetur terrenin më të gjerë është bitcoini. Ekspertët ndërkombëtarë jo pak herë kanë shprehur kritika për përdorimin e këtyre monedhave në tregun e zi.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...




































