Në Kosovë çdo ditë arrestime për posedim të lëndëve narkotike
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 21 October 2018
Shtatë persona të arrestuar, një në kërkim dhe disa raste nën hetime për substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, vetëm gjatë një dite.
Kështu duket pothuajse çdoherë raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës rreth përdorimit të marihunaës dhe substancave tjera, megjithatë ne po veçojmë vetëm rastet e ditës së 19 tetorit, ku përveç marihuanës janë gjetur edhe armë dhe një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazë”.
Sipas Policisë, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollimit u është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 10.9 gr.
Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së njërit nga të dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 10 fishekë, si dhe 66 fishekë të armës AK-47.
Me vendim të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa, Policia në Gjilan ka pranuar informacione se në shtëpinë e një personi dyshohet se ka substancë të dyshuar narkotike. Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar sasinë e dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 27.4 gr.
I dyshuari është në arrati. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
Dy persona për marihuanë janë arrestuar edhe në Shtime, pasi kontrollimit nga Policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 1.77 gr. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse, rasti i iniciuar mbetet nën hetime.
Në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia, në veturën e tij në një pikë kontrolli, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 2.06 gr.
Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, i dyshuari lirohet, rasti i iniciuar mbetet nën hetime.
Kurse, në Pejë është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti kishte dëmtuar kamerat e sigurisë së ndërtesës ku ai jeton. Gjatë kontrollimit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Në Mitrovicë, Policia ka reaguar pas një informate lidhur me një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull por në oborrin e shtëpisë kanë takuar të dyshuarën moshë e mitur femër, tek e cila është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
E në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është arrestuar i dyshuari serb, i cili ishte ndalur duke vozitur automjetin “Taksi”, me tabela vendore, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazë”.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, ndërsa rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.
Të tjera
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...