Lajme

Abazi për rastin e Shpend Maxhunit: Kjo është arsyeja e mos liberalizimit të vizave

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 20 October 2018

Njohësi i çështjeve politike , Haki Abazi duke komentuar dyshimet se djali i kryeshefit të AKI-së, Shpend Maxhunit i janë gjetur drogë e armë,ka thënë se kjo është arsyeja e mos liberalizimit të vizave.

Abazi ka shkruar gjithashtu se Evropa nuk është e padrejtë me ne por sistemi kriminal në vend, shkruan Gazeta Infokus.

“Nuk është Evropa e padrejte është sistemi kriminal qe po e ka marre drejtësinë ne duart e veta
Kjo është arsyeja pse nuk ka liberalizim te vizave. Fakti qe është gjetur droge e arme ne makinën e djalit te kryeshfit te spiuneve te AKI, ish kryeshefit te polices dhe aq me tepër qe lënda nuk është proceduar sepse sigurisht duhet fshehur disi, ose duhet përgatitur një arsyetim te rrejshëm, si ne shume raste tjera”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndërsa Abazi ka Maxhuni është argat i Hashim Thaçit.

“Përndryshe Shpend Maxhuni është argati i Thacit gjate gjithë kësaj kohe qe nga largimi i detyrës se Reshat Maliqit. Ky ka dërguar policinë për te tërhequr zvarre te rinjtë e protestuesit, qytetare te vendit, si duket ka qene besnik ndaj Thaçit gjate kidnapimit te gjashte qytetareve ( shume dëmtuese për procesin e vizave) dhe ne fund ka zëvendësuar shefin e AKI. Sigurisht nuk ka pase kohe me keshillu djalin se ka qene i zëne duke dëgjuar shefin.

Lexo edhe: Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij

Falni toke sa te doni, deklarohuni ( qesharak është Enver Hoxha) se Evropa nuk është e drejte, por faji është me sistemin e kriminalizuar te udhëhequr nga Thaçi dhe eksponenentet e tij përfitues. Pa rene ky sistem nga pushteti nuk ka dite te bardha për qytetaret dhe vendin.”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe mëngjesin e së shtunës u raportua se armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Për këtë rast ka reaguar edhe Prokuroria duke bërë të ditur se është ngritur kallëzim penalpër këtë rast.

Ndërsa nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie kanë bërë të ditur arma dhe substanca narkotike nuk janë të dalit të Maxhunit por të dy bashkëudhëtarëve të tij.

Lexo edhe: Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit të AKI-së

“Personi i dyshuar ( A. K. ), i cili ka qenë në veturë ka deklaruar se cigarja e mbështjellë e gjetur brenda në veturë, si dhe mulliri i bluarjes grinder i përkasin atij . Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, nga njësitet policore është intervistuar edhe personi i katërt i dyshuari ( R. M ), i cili ka deklaruar se arma është e tij dhe se i njëjti e ka harruar në veturën e apostrofuar dhe se nuk i përket të dyshuarit (Sh. M)”, thuhet në sqarimin e policisë./GazetaInfokus/

Lexo edhe: Policia sqaron rastin ku është përfshirë djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera