Qeveria dhe GIZ me projekt prej 2.4 milionë euro për sektorin privat
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 17 October 2018
Një projekt mes Ministrisë së Inovacionit dhe GIZ-it gjerman i cili do të kushtojë 2.4 milionë euro është miratuar sot nga anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Sporte , Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se ky projekt ka për qëllim përkrahjen e sektorëve privat.
Beqaj: 2,4 milionë euro janë planifikuar për projektin me GIZ-in gjerman
“ Marrëveshja është bashkëfinancim dhe ka për synim ta përkrahë sektorin privat në Kosovë. Ne këto mjete të cilat në Qeveri i kemi marrë, i kemi kry të gjitha procedurat, do t’i vihen në dispozicion GIZ-it, ku të gjitha procedurat e disporsimit do t’i kryej GIZ. Ky ka qenë edhe synimi ynë që t’i japim kredibilitet procesit të tillë për ndarjen e mjeteve të tilla. Marrëveshja është në kuadër të programit CTP. Buxhetin ne si Ministri e kemi të planifikuar për këtë projekt, ajo çka është e rëndësishme është se 2,4 milionë euro është krejt projekti. 1,2 milionë euro i kemi ndarë vetëm ne si Ministri, 1,2 milionë euro i ndan GIZ”, tha Beqaj.
Ai sqaroi se projekti është tre vjeçar, ku do të përfshijë katër fusha.
Beqaj: Projekti me Gizin përfshin 4 fusha
“Për inovacionin me ndërmarrje të vogla janë paraparë 800 mijë euro për tri vite. Për biznese të reja janë në tre sektor në teknologjinë , prodhim dhe bujqësi janë 420 mijë, për promovim të sektorëve që kanë potencial për eksport parashihen 600 mijë dhe asociacionet e bizneseve të udhëhequra nga gratë janë të parapame për 300 euro”, tha Beqaj.
Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka mbështetur këtë projekt, duke e quajtur serioz meqenëse edhe është planifikuar buxheti për të.
Ministri i Inovacionit Besim Beqaj , ka përmendur edhe kampin ushtarak në Prizren, ku siç tha ai, ky kamp nuk do të jetë më aty, dhe i njëjti do të shndërrohet në park gjermano-kosovar, i cili do të shërbejë për inovacion dhe trajnime.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...