FMN e përkushtuar për t’i mbështetur reformat e Ministrisë së Financave
Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 11 October 2018
Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Bali të Indonezisë, sot ka zhvilluar takim bilateral me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me të cilin diskutoi për të arriturat e deritanishme në fushën e financave, si dhe për sfidat që i ka Kosova në rrugën e saj përpara në këtë fushë.
Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN Zhang, për zhvillimet pozitive në Kosovë, me hapat që janë ndërmarrë për të ruajtur stabilitetin makro fiskal, performancën e mirë të të hyrave të përgjithshme për Buxhetin e shtetit, për menaxhimin e mirë të borxhit publik në raport me BPV-në, si dhe gjendjen e mirë të deficitit dhe bilancit bankar.
Ministri Bedri Hamza gjithashtu e informoi z. Zhang edhe me reformat të cilat janë ndërmarr gjatë këtij mandati në Ministrinë e Financave me theks të veçantë në politika fiskale, duke filluar nga lirimet e ndryshme tatimore deri tek hartimi i plotë i legjislacionit tatimor për ta nxitur sektorin privat për të qenë bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë e që është edhe objektiv strategjik i Ministrisë së Financave.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjen e buxhetit 2019 të Republikës së Kosovës, ku me këtë rast Ministri Hamza e siguroi z. Zhang se “ky Buxhet do të jetë një buxhet i qëndrueshëm, një buxhet i cili adreson kërkesat dhe nevojat e shtetit dhe qytetarëve të saj dhe çka është më e rëndësishme do të jetë buxhet i zhvillimit ekonomik”.
Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së Tao Zhang falënderoj Ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe e përgëzoj për zhvillimet pozitive në Kosovë, me theks të veçantë për stabilitetin makrofiskal dhe stabilizimin e borxhit publik në raport me BPV-në, që sipas tij është sinjal shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha palët tjera të interesit.
Zëvendësdrejtori i FMN-së Zhang, duke vlerësuar lartë punën e shkëlqyeshme në implementimin e reformave fiskale të cilat po japin rezultate pozitive në sektorin privat, ai së bashku me stafin e tij i ofroj Ministrit Bedri Hamza të gjitha mundësitë e asistencës teknike për implementimin sa më të mirë të këtyre reformave.
Me këtë rast, Ministri Hamza dhe z. Zhang u pajtuan se pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit edhe buxheti i shtetit nuk mund të jetë i plotë.
Ministri Bedri Hamza gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime edhe me zyrtarët tjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke përfshirë drejtorin e Departamentit për Evropë Paul Thomsen dhe drejtoreshën Ekzekutive në Konstituencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar Michaela Erbenova.

T� tjera
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...

































