Lajme

Haradinaj e Muhaxheri sot përballen në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 10 October 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot në ora 13:00, pritet të përballen në gjyq për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit dhe për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.

-Advertisement-

Përballja gjyqësore ndaj tyre ka dështuar të mbahet deri më tash disa herë. Për dështimet e seancave të tyre KALLXO.com, ka raportuar në vazhdimësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera