Ja kur do të bëhet Shqipëria si Gjermania
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 29 September 2018
Ricardo Hausmann, eksperti ndërkombëtar i ekonomisë dhe njëherazi këshilltar i qeverisë shqiptare, ka publikuar në median e huaj “Project Syndicate” një artikull, ku ai vlerëson se si Shqipëria, dikur Korea e Veriut e Europës, tashmë po përjeton një moment të mirë ekonomik.
“Pesë vite më parë, Shqipëria përballej me një situatë ogurzezë. Me Greqinë dhe Italinë që po rimëkëmbeshin ende nga kriza, remitancat dhe hyrjet e kapitalit po bini dhe ekonomia po vuante nga një ngadalësim i rëndë”, shkruan Hausmann.
Eksperti nga Venezuela shton si tregues negativë për gjendjen ekonomike deficitin fiskal që arrinte në mbi 7% të PBB dhe kompaninë shtetërore të energjisë elektrike, e cila ishte në krizë financiare dhe operacionale.
“Për të kaluar tek e tashmja: ekonomia po rritet me një normë të fortë prej 4.2%, ndjekur nga një rritje dyshifrore të eksporteve në bujqësi, miniera, manifakturë, energji, turizëm dhe shërbime biznesi. Në një kohë kur ekonomitë e tregjeve në zhvillim si Argjentina, Turqia, Nigeria dhe Afrika e Jugut ndeshen me valuta në rënie pikiatë dhe norma interesi në rritje, Shqipëria ka normat më të ulëta hustorike dhe një valutë në forcim”, deklaron eksperti.
Hausmann e quan këtë transformim një “mrekulli shqiptare” dhe beson në një ecuri të fortë edhe në vijim.
“Dikur Korea e Veriut e Europës nënë regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha, sot niveli i të ardhurave për frymë të Shqipërisë është sa 25% i atij të Gjermanisë. Nëse do të mbajë këtë normë rritjeje, ajo do të arrijë të ardhurat aktuale të Gjermanisë në 32 vite”, shkruan Hausmann.
Drejtuesi i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Harvardit cilëson si arsye për këtë kthesë të Shqipërisë ndihmën nga FMN dhe strategjitë e ndjekura për të rregulluar problemet që hasen. Ai jep shembujt e reformën në sektorin e energjisë elektrike, mbështetjen për fermerët e vegjël, si dhe strategjinë e zhvillimit të turizmit.
“Leksioni për shtetet e tjera është i qartë. Suksesi përballë vështirësive ndodh kur qeveritë janë të vetëdijshme për telashet dhe dobësitë e tyre, mund të vendosin objektivat e tyre dhe kur kërkojnë pareshtur për mënyra për të arritur aspiratat e tyre”, shkruan Hausmman, duke shtuar edhe një mesazh për Bashkimin Europian.
“Leksioni për Be është gjithashtu i qartë, kur mendon për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria apo pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të shikosh jo vetëm si janë apo si kanë qenë këto shtete, por edhe zellin me të cilin ato veprojnë për t’u bërë ajo çka ato aspirojnë të bëhen.
Pjesën më të madhe të historisë së saj, Shqipëria është dukur e pashpresë. Por i pashpresë është çfarë një i pashpresë bën. Tani kthesa e Shqipërisë është një burim shprese për të gjithë ne”.

T� tjera
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...































