Ekonomi

Agim Veliu hynë kredi miliona euro për rregullimin e kanalizimit në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 24 September 2018

Komuna e Podujevës shpejt pritet të rregulloj problemin me ujëra të zeza.

Kjo pasi të hënën do të nënshkruhet një marrëveshje për kredi për financimin e këtij projekti, shkruan gazeta inFokus.

Kredia e cila kap vlerën prej 5.349 milionë euro do të nënshkruhet nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG.

-Advertisement-

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder, Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera