Auto&Tech

Karikuesi wireless i Apple është shtyrë sepse ka hasur probleme me nxehtësinë

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 17 September 2018

Karikuesi wireless i Apple i cili duhej të ishte prezantuar javën e kaluar në aktivitetin e iPhone, nuk u bë publik sepse janë vërejtur probleme me mbinxehjen.

Vitin e kaluar, në aktivitetin e 2017-ës, Apple prezantoi AirPower. Në pamje të parë dukej mjaft premtues dhe supozohej që përmes valëve wireless të ishte në gjendje të karikonte një orë inteligjente Apple Watch, një iPhone dhe kufjet wireless AirPods në të njëjtën kohë.

Sot, një vit më pas, Apple nuk ka dhënë as edhe një detaj të vetëm rreth AirPower. Përmendja e tij është i ndaluar edhe në uebsajt.

-Advertisement-

Gazetari i njohur i teknologjisë Sonny Dickson, tha gjatë fundjavës se Apple ka hasur probleme me nxehjen e pajisjes e cila ndikon jo vetëm në shpejtësinë e karikimit por edhe saktësinë e tij.

Karikues të tjerë nga rivalët e Apple siç është rasti i Samsung, vinë me një freskuese për të menaxhuar nxehtësinë. Madje prodhuesi Korean shet prej muajsh një variant që karikon një telefon dhe një orë në të njëjtën kohë.

Nga ana tjetër Apple është shprehur se lançimi i AirPower do të bëhej gjatë 2018-ës. Zgjidhja e këtij ngërçi mund të realizohej deri në fund të vitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera