Qytetari i gjuan paratë në veturën e policisë
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 15 September 2018
Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për ti gjykuar policët. Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para e metoda të veçanta se si policët vendosin ti marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.
Video e gjashtë tregon një metodë tjetër pasi polici vendos me fal qytetarin ky kundërvajtësi vetëm i gjuan paratë në karrigen e veturës së policisë.
Polici: … a, hajt në rregull është,
Faleminderit a.
Në videon e pestë dëgjohet diskutimi i policit me qytetarin i cili diskutim përfundon me 50 euro mitmarrje.
Polici: ta shënojmë një gjobë këtu kjo katastrof ça ke bo ne zonë 40 ke shku 69
Qytetari: … ne qofsë ka naj mundësi tolerimi….. mendoje si për vete
Polici: … nuk mundemi ne se ne radar jemi ai bën matje dhe kontroll
Qytetari: sa është kjo me euro është kjo
Polici: po 60 euro
Qytetari : Ti jap unë 50 euro ty dhe të iku unë si të ja bëj
Polici : tash problem më shiku mos është hapur ai
Qytetari: po iku unë, ta di për faleminderit
Polici bëj kujdes .
Në videon e katërt tregon momentin për diskutimi pas mitëdhënies shkon me një këshillë për kujdes të shtuar. Polici i thotë qytetarit “Hajt nuk është më rendësi.
Polici : Sa ke 70 a
Qytetari : 75
Polici: Për 28, … 60 euro
Qytetari : 20 euro
Polici : Hajt nuk është me rendësi
Polici: hajt faliminderit bëj kujdes.
Videon e tretë të transmetuar shihet kur një qytetar paguan 20 euro tek policët.
Polici : Masi u ankove shumë……
Qytetari: a po të duhet ajo letra mua sme duhet kurgjo
Polici: Ty s’të duhet po për dëshmi na duhet me mush……
Bisedë qe nuk kuptohet mirë…..
Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.
Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtarë nga Danimarka paguan 40 euro tiketën tek policët.
Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.
Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.
Polici: E çka me ba, hajt fol!
Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.
Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e i kemi dënu.
Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.
Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?
Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!
Polici: Në Postë.
Qytetari: Po a punon ajo posta tash?
Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.
Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?
Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.
Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?
Qytetari: Këto i kam krejt.
Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?
Qytetari: U kry kjo punë.
Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.
Qytetari: Në rregull.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...