Ekonomi

Nga 30 biznese të reja regjistrohen çdo ditë në Kosovë

Autori: Agnesa Çitaku 15:41 | 14 September 2018

Ankesat për të bërë biznes në Kosovë janë të shumta.

Përkundër kësaj për çdo ditë në vend regjistrohen rreth 30 biznese të reja.

Kështu bënë të ditur Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve.

-Advertisement-

Sipas këtyre të dhënave në periudhën janar-gusht 2018 në Kosovë janë regjistruar 6,709 biznese, shkruan Gazeta inFokus.

Maji ka qenë muaji kur kosovarë kanë regjistruar më shumë biznese. Në këtë muaj janë regjistruar gjithsej 1,006 biznese të reja.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa ka thënë për gazetën inFokus se rritja e numrit të bizneseve nuk është matës i rritje ekonomike në vend pasi regjistrimi është pa kosto.

“Sa i përket arsyes se në Kosovë, diku mesatarisht regjistrohen rreth 30 biznese në çdo ditë, arsyeja është se janë thjeshtësuar procedurat për regjistrim te bizneseve, dhe nuk kanë ndonjë kosto për me regjistruar biznese”, ka thënë Bellaqa.

Ai ka shtuar gjithashtu se në vend ekzistojnë së paku 10 pengesa që vështirësojnë bërjen e biznesit.
“Pengesat janë, konkurrenca jolojale nga ekonomia e hirtë, furnizimi jo i rregullt dhe jo stabil me energji elektrike, kostoja e energjisë elektrike është e lartë, pastaj kamatat dhe kostot tjera nga bankat për transaksione ende janë te larta, konsumatoret nuk paguajnë me kohë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, korrupsioni, profit shumë i ulët, kërkesa është e pamjaftueshme, pastaj nuk kanë ndonjë plan biznesi adekuat për veprimtarin te cilën e ushtrojnë”, ka thënë Bellaqa.

Por numri i bizneseve të huaja në vend mbetet tejet i vogël.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve Kosovare në këtë 8 mujor të 2018-ës në vend janë regjistruar vetëm 43 kompani të huaja.

E për këtë njohësi i ekonomisë ka thënë se barrierat në Kosovë nuk lejojnë sjelljen e investimeve të huaja.

“Sa i përket investimeve të jashtme nuk ka ende investime serioze dhe në fusha strategjike, pse nuk ka investime te kënaqshme tregojnë qartë edhe pengesat dhe barrierat e cekura më lart apo top 10 pengesat, kjo tregon qartë se ende nuk ka ambient të përshtatshëm në të bërit biznese, edhe pse Kosova ka shënuar progres sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, qe e renditë vendin tonë në pozitën 40, kjo do te thotë se sfidat janë ende të mëdha”, ka përfunduar Bellaqa.

Rreth 3 mijë biznese të reja në Kosovë janë të regjistruara si individuale, 18 si shoqëri aksionare dhe 11 ortakëri e përgjithshme.

Nga një biznes është i regjistruar si ndërmarrje shoqërore dhe ortakëri e kufizuar.

Në bizneset e reja në Kosovë prin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave. Në këtë sektor janë të regjistruara rreth 2 mijë biznese ose saktësisht 1,798.
Në Industri përpunuese janë të regjistruara 754 biznese ndërsa në akomodim dhe shërbim ushqimor 680 biznese.

Në të dhënat e ARBK-së, dërguar gazetën inFokus thuhet se në Kosovë janë të regjistruara mbi 183 mijë biznese.

“Të regjistruara janë 183,052 biznese ndërsa aktive janë 162,966’, thuhet në përgjigjen e ARBK-së.
Ndryshe raporti “Të bërit biznes 2018”, i Bankës Botërore e ka renditur Kosovën në mesin e dhjetë vendeve më reformuese në botë në të bërit biznes.

Në mesin e 190 shteteve, Kosova është radhitur në pozitën e 40 – të sa i përket lehtësisë së të bërit biznes krahasuar.

Kosova është radhitur e 10-ta në regjistrimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredisë, e 48-ta në tregtinë ndërkufitare, por nuk radhitet lartë në mbrojtjen e investitorëve, në furnizimin me energji elektrike dhe në trajtimin e lejeve të ndërtimit./Gazeta inFokus

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy